Lidhje

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut kërkon dëshmi nga Trumpi dhe dy fëmijët e tij


FILE - New York Attorney General Letitia James addresses a news conference at her office, in New York, May 21, 2021.
FILE - New York Attorney General Letitia James addresses a news conference at her office, in New York, May 21, 2021.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut lëshoi të hënën një fletëthirrje për ish-Presidentin Donald Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj në lidhje me një hetim civil në vazhdim, mbi praktikat e biznesit të familjes së tij.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James tha se po kërkon dëshmi dhe dokumente nga Donald Trump-i, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump, në lidhje me një hetim mbi vlerësimin e pronave në pronësi ose të kontrolluara nga zoti Trump si dhe kompania e tij, organizata Trump.

XS
SM
MD
LG