Lidhje

Trazira në Kazakistan


Protesta të dhunshme në Almati të Kazakistanit
Protesta të dhunshme në Almati të Kazakistanit

Një aleancë sigurie e ish-vendeve sovjetike e udhëhequr nga Rusia do të dërgojë forca paqeruajtëse në Kazakistan, tha të enjten kryeministri i Armenisë, pasi presidenti i Kazaktistani kërkoi ndihmën e tyre në shuarjen e protestave të dhunshme dhe vdekjeprurëse.

Trazira në Kazakistan
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Kryeministri armen, Nikol Pashinian tha në një postim në Facebook se një numër i paspecifikuar paqeruajtësish do të dërgohen në Kazakistan për një periudhë të kufizuar për të stabilizuar situatën pasi ndërtesat shtetërore u dogjën dhe aeroporti ndërkombëtar i Almatit u kap.

Fillimisht të ndezura nga zemërimi për rritjen e çmimit të karburantit, protestat u përhapën shpejt dhe u shndërruan në një lëvizje kundër paraardhësit të Presidentit Kasim-Jomart Tokajev, zotit Nursultan Nazarbajev, i cili vazhdon të ketë pushtet të konsiderueshëm pavarësisht dorëheqjes në vitin 2019 pas një sundimi gati tre dekadësh.

Nazarbajev, 81 vjeç, shihet gjerësisht si forca kryesore politike në Nur-Sulltan, kryeqyteti i ndërtuar me qëllim që të mbante emrin e tij. Familja e tij besohet se kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë, më e madhja në Azinë Qendrore. Ai nuk është parë apo dëgjuar që nga fillimi i protestave.

Ish-presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev dhe Presidenti aktual Kasim-Jomart Tokajev
Ish-presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev dhe Presidenti aktual Kasim-Jomart Tokajev

Reputacioni i vendit të Azisë Qendrore për stabilitet nën regjimin e Nazarbajevit ndihmoi në tërheqjen e qindra miliarda dollarëve të investimeve të huaja në industrinë e naftës dhe atë të metaleve.

Por një brez i ri po kërkon liberalizimin që kanë përjetuar vendet e tjera ish-sovjetike. Këto janë protestat më të mëdha në Kazakistan, një vend me territor pesë herë më të madh se Franca dhe me një popullsi prej afro 19 milionë banorësh, në më shumë se një dekadë.

Në përpjekje për të zbutur zemërimin e publikut, Presidenti Tokajev shkarkoi ish-presidentin Nazarbajev nga posti i kreut të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit të mërkurën dhe e mori vetë këtë post. Ai emëroi gjithashtu një udhëheqës të ri të Komitetit të Sigurimit të Shtetit, pasardhës i KGB-së së epokës sovjetike, dhe hoqi nipin e zotit Nazarbajev nga posti numër dy i komitetit.

Kabineti i Presidentit Tokajev gjithashtu dha dorëheqjen.

Por protestat vazhduan dhe demonstruesit morën nën kontroll aeroportin në Almati, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha një burim i njohur me këtë çështje për agjecinë e lajmeve Reuters. Fluturimet u anuluan.

Interfax citoi një zyrtar të thoshte se aeroporti ishte pastruar më pas nga protestuesit. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë raport.

Më parë, policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve në Almati, por më pas u tërhoq.

Fjalimet televizive të presidentit Tokajev

Në orët e para të së enjtes, në fjalimin e tij të dytë televiziv brenda disa orësh, presidenti Tokajev tha se i kishte bërë thirrje për ndihmë Organizatës Traktati i Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake që përbëhet nga Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

Ai tha se bandat "terroriste" të stërvitura nga të huajt po merrnin ndërtesa, infrastrukturë dhe armë dhe kishin rrëmbyer pesë avionë, përfshirë avionë të huaj, në aeroportin e Almatit.

"Është një cenim i integritetit të shtetit dhe më e rëndësishmja është një sulm ndaj qytetarëve tanë që po më kërkojnë ndihmë urgjente", tha zoti Tokajev.

"Almati u sulmua, u shkatërrua, u vandalizua, banorët e tij u bënë viktima të sulmeve të terroristëve, banditëve. Prandaj është detyra jonë që të ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme për të mbrojtur shtetin tonë", tha ai.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan zotin Dmitri Rogozin, kreun e agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, të thoshte se siguria ishte forcuar rreth komplekseve kryesore në qendrën e hapësirës Baikonur në Kazakistan, të cilën Rusia e përdor për fluturimet në hapësirë.

'Anarki e Plotë'

Një banor i Almatit, i cili ishte me protestuesit të mërkurën, tha se shumica e atyre që ai takoi dukej se vinin nga zonat e varfra në periferitë qytetit ose nga fshatrat e afërta.

Almati, Kazakistan
Almati, Kazakistan

Në sheshin kryesor po shpërndahej vodka (pije alkoholike) dhe disa njerëz po diskutonin nëse do të shkonin drejt pazarit të qytetit apo një zone të pasur për grabitje të mundshme, tha banori i qytetit të Almatit.

"Ka anarki të plotë në rrugë", tha ai.

Në pamjet e postuara në internet shihen protestuesit që këndonin poshtë një statuje gjigante prej bronzi të ish-presidentit Nazarbajev, të lidhur me litarë në një përpjekje për ta rrëzuar atë. Një grua që e postoi videon tha se pamjet ishin filmuar në qytetin lindor të Taldikorganit.

Herët të mërkurën, gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters kishin parë mijëra protestues duke marshuar drejt qendrës së qytetit të Almatit, ndërsa në qytetin e Aktobit, protestuesit u mblodhën duke brohoritur: "Largohu, plak!"

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Nur-Sulltan, Almati dhe në provincën perëndimore të Mangistaut. Qasja në internet është ndërprerë.

Pasi pranoi dorëheqjen e kabinetit, zoti Tokajev urdhëroi ministrat në detyrë të anulonin rritjen e çmimit të karburantit në Kazakistan.

Reagime nga bota

Rusia tha se pret që Kazakistani, një aleat i ngushtë, të zgjidhë shpejt problemet e tij të brendshme, duke paralajmëruar vendet e tjera kundër ndërhyrjes. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se akuzat ruse se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur trazirat janë të rreme.

Ned Price
Ned Price

Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara po e ndiqnin nga afër situatën në Kazakistan dhe dënojnë dhunën dhe shkatërrimin e pronës. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Kazakistanit që të respektojnë dhe mbrojnë institucionet kushtetuese, të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias, duke përfshirë rikthimin e qasjes në internet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë një zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG