Lidhje

Protestat e dhunshme në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit


Massimov
Massimov

Autoritetet e Kazakistanit kanë arrestuar ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, i cili njihej si një aleat i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.

Karim Massimov u shkarkua në fillim të kësaj jave, ndërsa protestat vdekjeprurëse shpërthyen në të gjithë vendin. Zoti Massimov akuzohet për tradhti, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Reuters bashkë me të u ndaluan edhe disa zyrtarë të tjerë të paidentifikuar.

Protestat e dhunshme në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit dhe njihet si një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi Kazakistanin për gati tre dekada.

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe ndërtesa publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën me të rëndë që ka shpërthyer në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Protestat fillimisht nisën si një reagim për rritjen e çmimit të karburantit, por u kthyen në një lëvizje kundër qeverisë së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev të mbështetur nga Rusia.

Deri të premten, forcat e sigurisë dukej se kishin rimarrë nën kontroll rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almati. Presidenti i vendit ka kërkuar ndihmën e Rusisë dhe njësitë ushtarake ruse kanë mbërritur në Kazskistan.

Në një fjalim televiziv ditën e premten presidenti tha se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”.

Udhëheqësi kazak tha se trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur përkohësisht në Kazakistan me kërkesën e tij, për të garantuar sigurinë.

Autoritetet thonë se forcat e sigurisë vranë 26 demonstrues në trazirat e kësaj jave dhe se 18 oficerë të zbatimit të ligjit vdiqën. Më shumë se 4400 njerëz janë arrestuar, tha të shtunën Ministria e Brendshme.

XS
SM
MD
LG