Lidhje

Mbretëresha Elizabeth 'zhvesh' princin Andrew nga titujt ushtarakë


Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth ka 'zhveshur' djalin e saj, Princin Andrew, nga tijtujt ushtarake dhe të ashtuajturat ‘patronazhe mbretërore’. Vendimi vjen mes polemikave në rritje lidhur me akuzat se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

“Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe do të mbrohet në këtë çështje, si një qytetar privat”, thuhej në një deklaratë të enjeten të Buckingham Palace.

“Me miratimin e mbretëreshës, titujt ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës”, vazhdonte më tej deklarata.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatës i Nju Jorkut vendosi që çështja rreth një padie civile kundër Princit Andrew nga akuzuesja e tij Virginia Giuffre, të vazhdojë më tej.

Zonja Giuffre thotë se ajo ishte detyruar të kryente marredhnie seksuale me Princin Andrew nga Jeffrey Epstein, i dënuar më parë për trafik seksual si dhe bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell. Princi Andrew i ka hedhur poshtë akuzat.

Në vitin 2019, zoti Epstein u gjet i vdekur në një burg të Manhatanit, në pritje të një procedimi të ri gjyqësor për trafikim seksual. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

Kohët e fundit zonja Maxwell u dënua për trafik seksual.

Çfarë janë patronazhet mbretërore?

Në thelb një "patronazh mbretëror" nënkupton një anëtar të familjes mbretërore që bëhet mbrojtës zyrtar i një organizate.

Në faqen e internetit të Pallatit Buckingham thuhet se: “Patronazhet mbretërore janë një vlerë e shtuar për statusin një organizate dhe përfshirja nga një anëtari të familjes mbretërore shpesh mund të sjellë publicitet shumë të nevojshëm për to”.

"Për këtë arsye, anëtarët e Familjes Mbretërore priren t’i kufizojnë patronazhet e tyre në një numër të menaxhueshëm (organizatash) për të siguruar që ata mund t'i ofrojnë çdo organizate një sasi të konsiderueshme të kohës së tyre".

Anëtarët e familjes mbretërore marrin qindra kërkesa për mbështetje çdo vit, më së shumti mbretëresha, patronazhi i së cilës ka peshën më të madhe.

XS
SM
MD
LG