Lidhje

Ukraina: Sulmi kibernetik shkatërroi ‘burimet e informacionit’


Ukraine Cyberattacks
Ukraine Cyberattacks

Policia kibernetike e Ukrainës tha të hënën se hakerimi i sistemeve qeveritare javën e kaluar duket se ka shkatërruar "burimet e jashtme të informacionit".

“Tashmë mund të argumentohet se sulmi është më kompleks sesa modifikimi i faqes kryesore të faqeve të internetit”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se 95% e faqeve të prekura kishin nisur sërish të funksiononin.

"Një numër burimesh të jashtme informacioni u shkatërruan manualisht nga sulmuesit. Afatet e shkurtra kohore për sulmin tregojnë koordinimin e veprimeve të hakerëve dhe numrin e tyre", tha policia kibernetike.

XS
SM
MD
LG