Lidhje

Kosovë, rritje e shpejtë infektimesh - nga një janari më shumë se 5 mijë raste të reja me COVID-19


Kosovë vaksnimi
Kosovë vaksnimi

Kosovë, rritje e shpejtë infektimesh - nga një janari më shumë se 5 mijë raste të reja me COVID-19Autoritetet shëndetësore në Kosovë thanë se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 728 raste të reja të të prekurve me COVID-19, një rritje kjo që nuk është parë që nga muajt e verës kur vendi u përball me situatën më të rëndë shëndetësore.

Kosovë, rritje e shpejtë infektimesh me koronavirus
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, nga data 1 janar e deri më sot janë regjistruar 5 mijë e 378 raste të reja të infektimeve, dhe me shifrat e fundit, numri i rasteve aktive arriti në mbi pesë mijë, një shifër kjo që gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar sillej në rreth 300.

Shkalla e infektimeve kundrejt testimeve ditëve të fundit ishte rreth 3 për qind, ndërsa sot u rrit në afër 14 për qind.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë për Zërin e Amerikës se aktualisht vendi po përballet me një rritje të lartë të infektuarve për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

“Njihet për shpërndarje të shpejtë dhe kjo ka bërë që të kemi edhe një shumëfishim të rasteve këtyre ditëve në Kosovë por po e themi prapë situata gjithmonë do të jetë në kontroll për aq sa ngarkesa spitalore mbetët e ulët. Në momentin që kapacitetet spitalore ngushtohen apo kemi rritje të fluksit të pacientëve që do të kërkojnëë tretman klinik atëherë situate mund të komplikohet”, tha ai.

Ai thotë se Komiteti për vlerësim dhe bashkërendim ende nuk ka rekomanduar ndonjë ashpërsim të masave.

“Aktualisht janë masat që janë ndërmarr më 30 nëntor, ato kanë nevojë të zbatohen edhe më mirë dhe nëse ky komitet ditëve në vijim i rekomandon ministrit ashpërsimin e masave qoftë edhe në mënyrë selektive atëherë ministria mund t’i propozoj qeverisë së vendi masa të tjera, por tash për tash jemi me masat të cilat janë marr në nëntor”, tha ai.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar rritjen e rasteve në Kosovë dhe se sipas tyre Kosova gjendet aktualisht në fillim të një vale të re të koronavirusit.

Autoritetet thonë se në krahasim me valët tjera, kësaj radhe shihet një numër më i ultë i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ndërsa që nga një janari si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën katër veta, duke e çuar numrin në 2994 të atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

XS
SM
MD
LG