Lidhje

Prodhimet organike bujqësore në Shqipëri


Fieri, një nga qendrat e prodhimeve organike bujqësore në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Fieri po kthehet në një nga qendrat e prodhimeve organike bujqësore në Shqipëri. Investimet janë kryesisht në prodhimin e perimeve organike në sera, të cilat synojnë eksportin, por edhe në bimët aromatike. Sipas autoriteteve të bujqësisë në Shqipëri janë çertifikuar deri tani mbi 200 biznese organike të përfaqësuara nga ferma bujqësore.

Një serë prodhimesh bujqësore dallon në Fier për shkak të teknologjisë së ndërtimit të saj. Sera është ngritur nga “Hidrofarm Albania” në një sipërfaqe që prej 30 vitesh nuk punohej, ndonëse toka është në krah të rrugës kombëtare dhe vetëm pak kilometër larg nga qyteti i Fierit. Ina Nanaj dhe bashkëshorti i saj Plarenti e kanë kalur natën në këët serë duke ruajtur parametrat për bimët pasi temperaturat nën zero, jo të zakonshme këto ditë në Shqipëri, përbëjnë një kërcënim për prodhimin.

Ina flet se çfarë përfaqëson kjo sipërmarrje.

Kjo serë përfaqëson produktin e pastër. Jemi në nje strukturë të ndërtuar rishtazi në rreth 11 mijë metër katrorë. Kemi synuar të bëjmë një prodhim superintensiv me një teknologji organike. Ushqimi është organik, fara është organike e çertifikuar, gjithashtu mbrojtja e bimës është organike.”

Ina thotë më tej se janë rreth 20 lloje perimesh dhe erëzash që janë kultivuar në këtë serë.

Në këtë serë kemi futur rreth 18-20 produkte. Produkti kryesor që zë peshën më të madhe është kastraveci dhe domatja. Ndërsa produktet e tjera janë produkte ndihmëse që ndihmojnë serën për të qenë në një ambient të pastër siç jane erëzat. Sistemi i mbjelljes së bimëve është super i shpejtë. Ne këtu jemi në një numër rreth 85 mijë bimësh, ndërsa në kushte normale këtu duhet të kishim rreth 30 mijë bimë.

Zonja Nanaj flet për sfida të shumta në ngritje e siëprmarrjes që lidhen jo vetëm me sigurimin e farërave dhe ushqimit organik por edhe me vete krijimin e kësaj strukture bujqësore me teknologji të lartë.

“Sfidat janë të mëdha. Mos harrojmë jemi në fushën e bujqësisë që është një nga sektorët më të ëvshtirë në Shqipëri. Sfida e parë lidhej më ndërtimin e strukturës me një teknologji të lartë, për të folur më pas për sfidën e ndërtimit të serës në një tokë që kishte 30 vite që nuk punohej.Gjëja e parë që kemi bërë ka qenë mobilimi i tokës, shtresëzimi i saj sipas nevojave për prodhim bujqësor.Pastaj kemi përballuar sfidat me filtrimin e ujit, sigurimin e sistemit ngrohës. Një sfidë për këtë sipërmarrje është gjetja e farërave organike jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit , pasi është i vështirë sigurimi i tyre”.

Synimi i kompanisë thotë zonja Nanaj është dalja shumë shpejt në eksport.

Zonja Nanaj thotë se në shumë aspekte sektori bujqësor ka nevojë për mbështetje, por për sipërmarrje të tilla ka shumë rëndësi një treg i qëndrueshëm dhe një marketing i përgjithshëm.

“Do dëshironim një treg më të stabilizuar dhe një marketim të përgjithshëm për fermerët që kanë ndërmarrë sipërmarrje të tilla", thotë zonja Nanaj.

Sipas autoriteteve të Bujqësisë në Shqipëri janë çertifikuar mbi bazë të kritereve të Bashkimit Europian mbi 200 ferma bujqësore që merren me prodhimet organike. Sfidat e tyre për eksportimin e prodhimeve janë të mëdha, por vit pas viti numri i tyre ka ardhur duke u rritur.

XS
SM
MD
LG