Lidhje

Zyrtarë rusë dhe ukrainas takohen në Paris


Russia Military Drills

Zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca po takohen sot në Paris, mes tensioneve në kufirin ruso-ukrainas.

Bisedimet, në kuadër të të ashtuquajturit “formati i Normandisë”, ndihmuan në uljen e tensioneve në vitin 2015, një vit pasi presidenti Putin urdhëroi aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe pas fillimit të kryengritjes, të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmiotry Peskov tha sot se ai shpreson për “bisedime të hapura”.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, që përfaqëson Kievin në bisedime, tha se ai shpreson për dialog konstruktiv në interes të vendit të tij.

Disa raunde diplomatike të nivelit të lartë në ditët e fundit, nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim.

Bisedimet e sotme zhvillohen ndërsa Rusia tha se do të dërgonte trupa dhe pajisje të tjera në Bjellorusi, një vend kufitar me Ukrainën, për manovrat e përbashkëta ushtarake, që fillojnë muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG