Lidhje

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e shkarkimit të Presidentit Meta


Gjykata Kushtetuese, seanca publike mbi vendimin e parlamentit per shkarkimin e Presidentit Iir Meta
Gjykata Kushtetuese, seanca publike mbi vendimin e parlamentit per shkarkimin e Presidentit Iir Meta

Në Shqipëri, gjykata Kushtetuese nisi sot një seancë publike, si pjesë e procesit për shqyrtimin e vendimit të parlamentit shqiptar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Shumica e ndërmori këtë nismë në qershor të vitit të kaluar duke akuzuar kreun e Shtetit se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë seancës së sotme, gjykata rrëzoi kërkesat e përfaqësuesve të presidentit për dorëheqjen ose përjashtimin e trupës gjykuese, dhe vijoi me dëgjimin e argumentave të palëve

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e shkarkimit të Presidentit Meta
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Kreu i Shtetit, siç dhe kishte paralajmëruar nuk u paraqit për të marrë pjesë në seancë, duke u përfaqësuar nga këshilltarët e tij ligjorë. Që pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos u shprehur me një vendim lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, “për moskompetencë” në trajtimin e një çështjeje të tillë, ai ka shprehur haptazi mosbesimin ndaj trupës së kësaj Gjykate.

Kjo u vu re qartazi dhe në seancën e sotme, kur këshilltari i tij, Bledar Dervishi paraqiti një kërkesë parapake sipas së cilës, secili prej anëtarëve të Gjykatës duhet të shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes. Zoti Dervishaj renditi një seri faktesh dhe rrethanash që sipas tij vënë në dyshim paanësinë e trupës gjykuese dhe analizimin me objektivitet të çështjes. “Presidenti ka humbur tërësisht besimin te kjo trupë e cila nuk garanton procesin e rregullt ligjor dhe as paanshmërinë e saj”, u shpreh zoti Dervishaj, duke saktësuar se, nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të merrej në konsideratë, atëherë ai kërkonte përjashtimin e të gjithë trupës.

Përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e konsideroi “abuzive” kërkesën e përfaqësuesit të Kreut të Shtetit, duke theksuar se qëllimi i vetëm sipas saj, është zvarritja e procesit.

Trupa e gjyqtarëve u tërhoq për të marrë vendim lidhur me pretendimet e përfaqësuesve të presidentit dhe deklaroi më pas se i kishte shqyrtuar ato një nga një për secilin anëtar, dhe kishte vendosur t’i rrëzonte si të pabazuara.

Zoti Dervishaj, paraqiti më pas një tjetër kërkesë, e cila vinte në dyshim legjitimitetin e përfaqësuesve të parlamentit, duke qenë se vendimi i shkarkimit ishte marrë nga parlamenti i mëparshëm. Për këtë kërkesë, gjykata doli shpejt me një qëndrim, sipas të cilit “pretendimet për legjitimitetin e këtij subjekti do të bëhen pjesë e vendimarrjes së Gjykatës dhe përgjigja do të jetë në vendimin përfundimtar”.

Vetëm pas këtij momenti seanca hyri në fazën e shqyrtimit gjyqësor. Fillimisht ishte relatori i çështjes Përparim Kalo që bëri një përmbledhje të fakteve dhe pozicioneve të shprehura nga palët. Më pas ju la vendi përfaqësuesve të shumicës, kryetarit të grupit parlamentar Taulant Ballad he kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka që paraqitën aresyet që sipas tyre çuan në vendimin e parlamentit për shkarkimin e kreut të shtetit. Zoti Balla renditi mes të tjerave, sjelljen e presidentit gjatë fushatës zgjedhore dhe shkeljen e neutralitetit në zgjedhje, cënimin e parimit të unitetit, nxitjen e dhunës apo dhe dëmtimin e imazhit të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të vendit, sipas tij.

Anëtarët e gjykatës i drejtuan përfaqësuesve socialistë disa dhjetra pyetje, gjë e cila bëri që ata të kërkonin dy orë kohë. Seanca vijoi më pas me dy orë të tjera debatesh e diskutimesh rreth pyetjeve të shtruara nga anëtarët e Gykatës, të cilët vendosën në fund që të shtyjnë për të enjten, vijimin e procesit me dëgjimin e përfaqësuesve të presidentit.

Kreu i Shtetit ka mbrojtur idenë se parlamentit i mungonte legjitimiteti për ngritjen e komisionit hetimor, se ky institucion kishte tejkaluar kompetencat dhe se kishte ndërhyrë në ato të Kreut të Shtetit, apo duke e cilësuar të gjithë këtë proces të nxitur politikisht.

Pak ditë më parë zoti Meta i ishte drejtuar me një letër vetë Gjykatës, ku me tone kritike ngrinte shqetësimin për mungesë informacioni dhe transparence nga ky institucion, i cili sipas tij nuk i është përgjigjur të paktën dy shkresave zyrtare të tij. Po ashtu zoti Meta kërkonte që përfaqësuesit të tij t’i lihej në dispozicion një kohë e pakufizuar, ndryshe nga sa i është bërë e ditur se do të mund të ketë vetëm një hapësirë 60 minutëshe, sipas rregullores së gjykatës. Kjo rregullore vinte në dukje kreu i Shtetit kishte hyrë në fuqi më 27 janar të këtij viti, disa ditë pasi atij i ishte komunikuar ky afat kohor për mbrojtjen.

Pas përmbylljes së seancës publike, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë që të shprehet me vendim, i cili që të jetë i vlefshëm duket të ketë mbështetjen e të pajtën 5 nga 7 anëtarëve aktuale të saj.

Nisma e shumicës për shkarkimin e presidentit Meta, u vu në lëvizje pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar se ai kishte shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, "duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës".

Shumica veproi me ngut për ngritjen e Komisionit hetimor që do të vlerësonte kërkesën për shkarkim të firmosur nga deputetët e saj, duke qenë se miratimi në seance do të duhej të bëhej brenda datës 9 maj, afati i fundit i lejuar nga ligji, për shkak se parlamenti ishte në mbyllje të mandatit të tij.

Gjithshka u realizua në nxitim e sipër, pa bërë kujdes as në respektimin e procedurave. Presidentit Meta nuk ju la kohë që të paraqitej, duke i dhënë vetëm një afat 24 orësh. Komisioni i ligjeve aprovoi menjëherë kërkesën dhe një ditë më pas, në 7 maj, parlamenti votoi në favor. Presidenti Meta foli për “vendime apo veprimtari anti kushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë” të cilat siç theksoi nuk do t’i njihte. Ai nuk u paraqit në komisionin hetimor, i cili mbylli gjithshka në pak javë. Më 9 qershor parlamenti votoi në favor të shkarkimit (104 deputetë Pro, 7 kundër).

XS
SM
MD
LG