Lidhje

Mbërrijnë trupat e para amerikane shtesë në Poloni


Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni të shtunën, pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vendin e Evropës Lindore, ndërsa NATO përforcon krahun e saj lindor mes shqetësimeve në rritje për një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë jugore. Bashkë me trupat mbërritën edhe disa anëtarë të Komandës amerikane.

Gjatë ditës pritej të mbërrinin trupa të tjera amerikane.

Aeroporti ndodhet rreth 100 kilometra nga kufiri ukrainas.

Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen në Poloni mbi baza rotacioni, si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe sipas marrëveshjes dypalëshe.

XS
SM
MD
LG