Lidhje

Debate mbi hartën e re gjyqësore që përgjysmon gjykatat


Debate mbi hartën e re gjyqësore që përgjysmon gjykatat në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:54 0:00

Debate mbi hartën e re gjyqësore që përgjysmon gjykatat në Shqipëri

Në Shqipëri ka lindur një debat për sistemin e drejtësisë, pas propozimit të hartës së re gjyqësore, që përgjysmon numrin e gjyktave në vend. Ky projekt kundërshohet nga grupet e interesit me argumentin se largon qytetarin nga gjykata dhe se shton problemet e vendeve bosh në sistem, të krijuara si pasojë Vetting-ut. Sot gjykatave u mungon 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh dhe mjaft prej tye janë duke u shqyrtuar çështje të 4-5 viteve më parë. Përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor thonë se harta e re synon të zbusë këto pasoja duke ulur stokun e dosjeve, përmes balancimit të numrit të gjyqtarëve dhe numrit të çështjeve.

Në Shqipëri ka një debat publik mbi hartën e re gjyqësore, që ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Drafti i hartuar nga një grup pune me përfaqësues nga KLGJ Ministria e Drejtësisë ,gjyqtarë dhe ekspertë të Euralius dhe Usaid, parashikon mbylljen gjysmës së tyre, 19 nga 38 që janë gjithsej. 12 gjykatat e shkallës së parë që mbeten mendohet të përqendrohen në nivel qarku, e vetmja gjykatë apeli nga 6, dhe ajo administrative e apelit, në Tiranë siç janë, ndërkohë dy gjykata administrative të shkallës së parë parashikohen të jenë në Tiranë dhe në Lushnjë. Sot 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh nuk janë në sistem për shkak të largimeve nga proçesi i rivlerësimit i njohur ndryshe si Vetting, dorëheqjeve apo dhe shkaqeve të tjera. Kryetari i grupit të punës që ka përgatitur hartën e re gjyqësore, njëkohësisht dhe nënkryetar i KLGJ Maksim Qoku i tha Zërit të Amerikës se ky riorganizim zbut pasojat e Vetting, dhe nënvizoi se numri i gjyqtarëve që janë sot në organikën e gjyqësorit, mbetet i paprekur. Harta gjyqësore rrjedh si detyrim ligjor, çdo 5 vjet, nga Reforma në Drejtësi.

“Është marrë në konsideratë lëvizja demokratike e popullsisë, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i infrastrukturës. Gjithashtu janë marrë treguesit e aksesit thënë ndryshe, largësia në kilometër dhe në kohë e gjykatave nga banori. Ne kemi pranuar një normë europiane së paku 2 orë. Gjithashtu janë marrë në konsideratë dhe treguesit e performancës. Janë ata tregues që ne fakt kanë të bëjnë direkt me punën konkrete të gjykatave, sepse mbi të gjitha garantojnë nivelin e ekuilibrit që arrihet midis numrit të gjyqatërëve dhe çështjeve që vijnë në gjykatë, dhe natyrisht dhe midis ekuilibrit që duhet të krijohet mes numrit të gjyqtarëvë në gjykata të ndryshme të vendit”- i tha Zërit të Amerikës, Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Gjykatat që mendohet të mbyllen sipas Z. Qoku, nuk janë funskionale pasi nuk kanë numrin e mjaftueshëm të gjyqatrëve sipas ligjit dhe se kjo situatë siç shprehet ai nuk mund të zgjidhet gjithmonë me delegime të gjyqtarëve.

Riorganizimi i sistemit gjyqësor synon sipas mbrojtësve të këtij drafti të sjellë një shpërndarje të barabartë të ngarkesës së punës për gjyqtarët me qëlllim uljen e stokut aktual të dosjeve, të krijuar për shkak të vendeve bosh në sistemin gjyqësor, si pasojë e Vetting-ut.

Por ndonëse mbyllen gjysma e gjykatave në vend, zyrat e sekretarive do qëndrojnë hapur për pranimin e padive, tërheqjen e vendimeve, marrjen e dokumentave nga arshivat etj. Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë Maksim Haxhia, thotë se reduktimi gjykatave të nivelit të parë vetëm në 12 të tilla në gjithë vendin e largon qytetarin nga gjykata dhe krijon pasoja sociale.

“Nga pikëpamja sociale është masakër në qoftë se hiqet gjykata e Sarandës. Po kështu edhe Lushnja, po kështu edhe Kurbini. Ne propozuam që këto tre gjykata t’i mbajmë , se do rritet kostoja për qytetarët për shkak të distancës. Jeta nuk bëhet vetëm Tiranë. Vërtet është digjitalizuar jeta. Tani komunikojmë online, por komunikojmë unë dhe ju, jo ai fshatari që është në malet e Ersekës apo në Pukë. Të gjenden mjetet dhe metodat që të shkojë gjykata te individi dhe jo të shkojë të rendë individi pas gjykatës”- tha për Zërin e Amerikës Maksim Haxhia Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë

Nënkryetar i KLGJ Maksim Qoku thotë se riorganizimi gjyqësor synon të rregullojë ekuilibrin midis çështjeve që vijnë dhe ngarkesës së një gjyqtari, dhe sjell këtë argument.

“Vërtet këto malësi janë larg nga gjykata por këto nuk sjellin çështje. Raporti i ceshtjeve është dy në pëse vjet, pra që nuk kanë ndikim. Në një situatë të kësaj natyre nuk mund të justifikohet fakti i mbajtjes së një gjyakte në një territor ku nuk ka çështje”- u shpreh Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Situata është e rëndë edhe në Gjykatat e Apelit, ku nga 78 gjyqtarë me pak se gjysma e tyre janë në punë. Avokati Tonin Prendi, në pritje të një proçesi gjyqësor civil në Gjykatën e Apelit në Tiranë, i tha Zërit të amerikës se çështjet civile shtyhen pafund deri në 5 apo 6 vite, për shak të mungesës së gjyqtarëve.

“Të gjitha pësojnë shtyrje të jashtëzakonshme. Çështjet civile shkojnë deri në 5 apo 6 vite, madje lihen në dorë të dytë. E gjithë vëmendja e gjykatës përqendrohet tek çështjet penale”- tha për Zërin e Amerikës Tonin Prendi, avokati

Drafti për hartën e re gjyqësore parashikon vetëm një gjykatë apeli nga 6, dhe ajo do jetë më Tiranë. Sipas hartuesve të tij kjo e bën më të efektshme punën e kësaj gjykate dhe ndan dhe barrën e stokut të dosjeve, pasi gjykatat e apelit në Tiranë dhe Vlorë janë duke shqyrtuar sipas tyre çështje të viteve 2017-2018, krahasuar me Gjirokastrën që po gjykon ato të vitit të kaluar.

“Tashmë Gjykatat e Apelit janë të pakoordinuara, të disbalancuara jo proporcionale me ngarkesën, dhe në pjesën më të madhe të tyre në gjithë Shqipërinë janë jo funksionale pasi gjykojnë vetëm çështjet penale që kanë urgjencë dhe afate”- u shpreh Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Për kryetarin e Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia një gjykatë apeli vetëm në Tiranë është e pamjaftueshme. Ai sugjeron një analizë më të thellë.

“Ne kemi vuajtur gjithmonë te tulla e parë e themelit, e vëmë gjithmonë shtrembër dhe pastaj prishim katet. Mund të jenë gjashtë shumë, bëje tre, bëje katër. Për shembull propozuam 4. Një Gjykatë Apeli në Durrës, që mbulon degëzimin Ersekë-Korçë-Pogradec-Librazhd-Elbasan. Një Gjykatë Apelit në Shkodër për veriun, një në Vlorë ose Fier për jugun dhe një në Tiranë, pra katër. Unë shpresoj që diçka në Hratën e re Gjyqësore që propozohet do ndryshojë”- vijoi Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Mbingarkesa e dosjeve ka prekur dhe Gjykatën e Apelit administrativ që parashikohej të jepte drejtësi për 30 deri në 60 ditë. Sot ajo po shqyrton dosje të vitit 2017-2018. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë propozon, që qytetet ku ka gjykatë Apeli të ketë dhe një seksion administrativ.

Harta e re gjyqësore pritet të sjellë ndryshime të forta dhe në strukturën e prokurorive. Ajo parashikon mbylljen e 15 prokurorive, prej tyre 10 të rrethit gjyqësor dhe 5 të apelit. Ato vendosen pranë gjykatave përkatëse sipas organizimit të ri gjyqësor. Prokurorja dhe drejtorja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina thotë për Zërin e Amerikës se aplikimi i hartës së re gjyqësore është jetike në kushtet kur 37% e trupës prej 321 prokurorësh nuk janë në sistem për shkak të proçesit të rivlerësimit i njohur si Vetting, dorëheqjeve apo dhe largimit të prokurorëve në Institucionet e reja të drejtësisë. Nëse zbatimi i hartës së re gjyqësore do të shtyhet thotë ajo ngarkesa në zyrat e prokurorive do të jetë e papërallueshme. Sot ka prokurorë sipas Zonjës Pustina që përballojnë një ngarkesë deri në 300-400 dosje në vit.

“Ne parashikojmë dhe jemi të përgatitur që me hartën e re gjyqësore, të kemi mundësinë të bëjmë një shpërndarje më të mirë të dosjeve te prokurorët dhe jo vetëm kaq. Ajo që është mjaft e rëndësishme lidhet me organizimin e ri të prokurorive me hartën e re gjyqësore, që do të mundësojë një specializim më të mirë të prokurorëve. Gjithashtu do të mundësojë dhe krijimin e seksioneve sepse do të më duhet të ndaj me ju që aktualisht që numri i prokurorëve kaq i reduktuar ka shkaktuar nëpër prokurori dhe shkrirjen e seksioneve. Kjo do të ndikojë me shpejtësinë e hetimit, dhe ajo që është më e rëndësishmja në cilësinë e tij” – tha për Zërin e Amerikës Prokurorja dhe Drejtorja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina.

Drafti i hartës së e re Gjyqësore po diskutohet me grupe interesi në disa qytete të vendit, para miratimit të saj nga KLGJ dhe Këshilli i Ministrave. Deri tani ai është kundërshtuar dhe shoqëruar me sugjerime të shumta dhe autorët e hartimit e kanë lënë të hapur edhe mundësinë për ndryshime.

XS
SM
MD
LG