Lidhje

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19


Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Kosovës afro 516 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të dhuruara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Kjo është hera e tretë që Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Kosovës vaksina kundër COVID-19 duke e çuar sasinë e përgjithme të dhuruar në 1 milionë e 54 mijë doza.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se që nga shfaqja e pandemisë, Shtetet e Bashkuara përveç vaksinave kanë ndarë edhe rreth 10 milionë dollarë për të mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19.

“Kjo i bën Shtetet e Bashkuara dhuruesin më të madh në të vaksinave për kundër COVID-19 për Kosovën që nga fillimi i pandemisë dhe me këtë dorëzim sot, vaksinat e dhuruara vetëm nga Shtetet e Bashkuara janë të barasvlershme me vaksinimin e 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me dy doza”, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbesin të gatshme dhe të përkushtuara që të mbështesin Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, thanë gjatë ceremonisë se vlera e dhurimit shkon përtej numrave dhe rikonfirmon miqësinë e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Sikurse në vitin 1999, SHBA-të sërish u dëshmuan krahë nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës dhe sot na shpëtuan nga virusi COVID-19 dhe të gjitha variantet e tij nëpërmjet vaksinimit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për t’u përgatitur pra për valën e ardhshme të virusit është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes iniciativës Covax e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deri më sot 57 për qind e qytetarëve të Kosovës nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa rreth 91 mijë apo 6 për qind, me dozën e tretë apo përforcuese.

XS
SM
MD
LG