Lidhje

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme


A Ukrainian service member stands near an infantry fighting vehicle on the front line near the city of Novoluhanske in the Donetsk region, Ukraine, Feb. 22, 2022.
A Ukrainian service member stands near an infantry fighting vehicle on the front line near the city of Novoluhanske in the Donetsk region, Ukraine, Feb. 22, 2022.

Parlamenti i Ukrainës diskutoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov tha se do t’u takojë autoriteteve rajonale të përcaktojnë se cilat masa do të zbatojnë, por ato mund të përfshijnë mbrotje shtesë për objektet publike, kufizimin e trafikut, si dhe kontrolle të shtuara të dokumenteve dhe mjeteve të transportit.


Ukraina përshëndeti sanksionet e vendosura nga Perëndnimi ndaj Rusisë, por bëri thirrje për shtimin e tyre, që të ndalohet Presidenti Putin nga “agresioni i mëtejshëm”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe Gjermania, reaguan me sanksione dje, për atë që e quajnë përshkallëzim hap pas hapi, duke premtuar sanksione më të ashpra në vartësi të veprimeve të Rusisë.

Ende nuk kemi parë një sulm frontal, por nëse Presidenti Putin i përshkallëzon veprimet, Perëndimi do të përgjigjet me intensifikim të sanksioneve”, tha sot Ministrja e Jashtme e Britanië, Liz Truss.

Ndërkohë Uashingtoni anuloi një takim të parashikuar këtë javë midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sekretari Blinken tha dje se Rusia “e ka bërë të qartë se e kundërshton diplomacinë”.

XS
SM
MD
LG