Lidhje

Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë


Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, bëri të ditur të premten se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”.

Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështesë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme”.

"Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse mund të ketë neutralitet ushtarak, neutralitet politik nuk mund të ketë. Ka vende në kontinentin evropian që janë ushtarakisht neutralë - si Austria, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe të tjera - por ato nuk janë aspak neutrale me rastin e luftës në Ukrainë”, tha për mediat malazeze zoti Raduloviq.

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minon të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare duke cënuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”.

Lufta në Ukrainë i ka ndarë në dy grupe aktorët politikë në Malin e Zi.

Kryetari i partisë pro-ruse, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq kritikoi reagimin e vendeve të perëndimit dhe të zyrtarëve të lartë malazezë.

Sot jemi dëshmitarë të dënimeve të fuqishme të shteteve perëndimore për atë që po ndodh në Ukrainë, dhe këtu jo shumë kohë më parë, kur ndodhi një sulm në Republikën Federale të Jugosllavisë, nuk iu kushtua vëmendja nëse respektohej ligji ndërkombëtar duke njohur shtetin e rremë të Kosovës”, tha zoti Mandiq.

Edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një ndikim të fuqishëm në Mal të Zi, kritikoi qëndrimin e zyrtarëve malazezë për luftën në Ukrainë.

“Është e qartë se edhe qeveria edhe opozita në Mal të Zi janë marioneta të Perëndimit dhe se ata po zbatojnë programin ideologjik të partisë së Gjukanoviqit, në raport me Rusinë”, thuhet në reagimin e saj.

Mali i Zi u vendos në shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Gjykimi për grusht e shtetit në Mal të Zi u cilësua si “gjykimi i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetëror në komplotin e dyshuar.

Mali i Zi ndërkaq e sfidoi aleaten historike Moskën në vitin 2017 duke u anëtarësuar në NATO.

XS
SM
MD
LG