Lidhje

Bombardimet ruse ndaj Ukrainës, mijëra gra dhe fëmijë largohen nga vendi


Refugjatët ukrainas në Medika të Polonisë.
Refugjatët ukrainas në Medika të Polonisë.

Ndërsa bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve të Ukrainës intensifikohen, qindra mijëra njerëz vazhdojnë të largohen nga vendi. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, deri të dielën 1.5 milionë ukrainas do të kenë dalë jashtë kufijve të vendit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës.

Bombardimet ruse ndaj Ukrainës, mijëra gra dhe fëmijë largohen nga vendi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Jelena Zelenska pret e vetme në të ftohtin e ashpër për vajzat dhe nipërit e saj, duke monitoruar rrjedhën e vazhdueshme të refugjatëve që po hynë në Poloni.

Jelena është ukrainase, por ajo ndodhej në Poloni kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës. Prej disa ditësh, familja e saj është përpjekur të largohet nga Ukraina.

Një tendë aty pranë ofron strehë nga era dhe i ftohti.

“Nuk mund të fle më shumë se 1-2 orë gjatë natës. E kontrolloj telefonin gjatë gjithë kohës pasi nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë ajo.

Sinjali i dobët i telefonit celular dhe bateria e pa karikuar thellojnë agoninë.

Ne mesin e refugjatëve ukrainas ka edhe qindra shtetas të huaj.

“Unë jam student i mjekësisë. Jam në vitin e gjashtë, semestrin e fundit të studimeve. Pra, isha gati të diplomohesha në dy ose tre muajt e ardhshëm. Por fatkeqësisht për shkak të kësaj situate nuk mund të vazhdoj më studimet”, thotë studenti pakistanez i mjekësisë Jahangir Khan.

Këta studentë nga Ekuadori u larguan nga Kievi pas fillimit të sulmit rus.

“Para shtëpisë ku banoja ra një bombë dhe për këtë arsye vendosa të largohesha. Pashë që po bëhej një luftë e madhe. Kjo ndodhi vetëm një javë më parë dhe ndryshoi shumë jetën tonë. Më mungon shumë Kievi, shtëpia ime e dytë”, thotë studentja nga Ekuadori, Lilian Espinosa.

Miliona jetë u shkatërruan brenda pak ditësh.

Ndërsa kriza përshkallëzohet, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së bëri thirrje të premten për 350 milionë dollarë për të mbështetur operacionet e saj në Ukrainë dhe vendet fqinje.

Fluksi i refugjatëve vazhdon pandërprerë dhe duket se po rritet çdo ditë. Mijëra njerëz janë grumbulluar në pikën e kalimit kufitar në Medika. Sipas OKB-së, disa miliona njerëz pritet të largohen nga Ukraina në javët e ardhshme.

Pas tetë orësh pritjeje, Jelena u ribashkua me njërën nga vajzat e saj, Tatianën, dhe nipin e saj Maksimin. Shpërblimi i tyre, një tas me supë të ngrohtë polake.

“Kishte shumë nëna me fëmijë, vetëm ato me fëmijë të moshës nën 1 vjeç mund të shmangin radhët e gjata. Të tjerët duhet të presin në radhë. Ka shumë fëmijë që janë të sëmurë, me temperaturë. Ka mungesa ushqimore dhe është shumë ftohtë”, thotë Tatiana.

Ata janë të sigurt, por ky është një ribashkim i hidhur. Burri i Tatianës, babai i Maksimit, nuk u lejua të largohej nga vendi. Burrat janë të detyruar të qëndrojnë në vend për të luftuar.

XS
SM
MD
LG