Lidhje

Udhëheqësit e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë nisen me tren drejt Kievit


Ndërsa Rusia po intensifikon sulmet ndaj Kievit, udhëheqësit e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë janë nisur drejt Kievit me tren në një shenjë solidariteti me Ukrainën.

“Synimi i vizitës është të shprehim mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian për Ukrainën, lirinë dhe pavarësinë e saj”, shprehej përmes një postimi në Twitter, Kryeminsitri i Çekisë Petr Fiala. Ai po udhëton së bashku me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa dhe atë të Polonisë, Jaroslaw Kaczynsi.

Zyrtarët evropianë thonë se të tre zyrtarët e lartë të vendeve të Evropës Qendrore e ndërmorrën vizitën me nismën e tyre.

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur mbarë botën duke i dhënë fund rendit dhe sigurisë në Evropë të vendosur pas Luftës së Ftohtë. Ushtria ruse është shumë më e madhe dhe më e përgatitur se ushtria ukrainase, por trupat e saj kanë ndeshur me rezistencë shumë më të madhe sesa e kishin parashikuar.

XS
SM
MD
LG