Lidhje

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë të ndalojë operacionet ushtarake në Ukrainë


The front of the International Criminal Court in The Hague, Netherlands, March 7, 2022.
The front of the International Criminal Court in The Hague, Netherlands, March 7, 2022.

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjet mes shteteve urdhëroi Rusinë të mërkurën të ndalojë menjëherë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, duke thënë se ajo ishte "thellësisht e shqetësuar" nga përdorimi i forcës nga Moska.

Megjithëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) janë të detyrueshme, ajo nuk ka mjete të drejtpërdrejta për t'i zbatuar ato, dhe në raste të rralla në të kaluarën vendet i kanë injoruar ato.

“Federata Ruse duhet t’i pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që nisi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”, thanë gjyqtarët e GJND-së në një vendim që u arrit me 13 vota pro dhe 2 kundër.

Ata shtuan se Rusia gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tjera nën kontrollin e saj ose të mbështetura nga Moska, nuk duhet të vazhdojnë operacionin ushtarak.

Ukraina e paraqiti rastin e saj në GJND menjëherë pasi filloi pushtimi rus më 24 shkurt, duke thënë se justifikimi i deklaruar i Moskës, se po vepronte për të parandaluar një gjenocid në Ukrainën lindore, ishte i pabazuar.

Përveç kundërshtimit të arsyeve për pushtimin, Kievi i kërkoi gjithashtu gjykatës marrjen e masave urgjente "të përkohshme" kundër Rusisë, për të ndalur dhunën përpara se çështja të dëgjohej plotësisht. Këto masa u dhanë të mërkurën.

XS
SM
MD
LG