Lidhje

Trupat ruse shkatërrojnë teatrin në Mariupol, ku po strehoheshin qindra njerëz


Teatri i Mariupolit pas sulmit nga avionët rusë.

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse shkatërruan një teatër në qytetin e Mariupolit ku ishin strehuar qindra njerëz.

Nuk kishte njoftime të menjëhershme për të vdekur ose të plagosur në atë që këshilli i qytetit të Mariupolit tha se ishte një sulm ajror ndaj teatrit të mërkurën.

Firma e imazheve satelitore Maxar tha se imazhet nga e hëna tregonin mbishkrimin "fëmijë" në muret e ndërtesës së teatrit, të shkruara me germa të mëdha të bardha në rusisht.

Qyteti i rrethuar i Mariupolit ka pësuar dëmët më të mëdha nga lufta në Ukrainë dhe zyrtarët lokalë thonë se sulmet me raketa dhe artileri kanë vrarë më shumë se 2,300 njerëz. Porti detar jugor me 430,000 banorë ka qenë nën sulm pothuajse që nga dita e parë e luftës trejavore. Banorët e këtij qyteti të rrethuar po ndeshen me mungesa të ushqimit, ujit, ngrohjes dhe ilaçeve.

XS
SM
MD
LG