Lidhje

Ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”


Ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

Ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, e hapur sot në Malësi të Madhe, sjell dëshmi fotografike nga jeta dhe historia e banorëve shqiptarë të Sanxhakut, ndaj të cilët, gjatë dy shekujve të fundit, u ndoq një politikë shkombëtarizimi dhe shpërngulje nga autoritetet serbe dhe malazeze.

Studiuesi Ismet Hazizi, që drejton shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, thotë se fotografitë janë mbledhur nga qytetarët shqiptarë të Sanxhakut, të cilët i kanë ruajtur ndër vite si dëshmi e jetës dhe indetitetit të tyre kombëtar.

“Kemi punu gjatë që, nga rreth 360 fotografi t’i ndajmë nga 65 fotografi, që dëshmojnë një periudhë të gjatë të ekzistimit të shqiptarëve në Sanxhak, që nga fotografitë e para, që paraqiten në fillim të shekullit të 19-të e këndej. Janë dëshmi të gjalla që, në krahinën e Sanxhakut të sotçëm, që quhet Sanxhaku i Pazarit të Ri, shqiptarët kanë ekzistu atje me shekuj”, thotë ai.

Për studiuesin Ali Daci, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Rozhajë të Malit të Zi, fotografitë dëshmojnë persekucionin që është ushtruar ndër vite ndaj shqiptarëve të Sanxhakut, persekucion që ka çuar në asimilimin kombëtar të një pjese prej tyre. Edhe sot, thotë ai, autoritetet serbe dhe malazeze kërkojnë që me çdo kusht të tjetërsojnë dhe asimilojnë popullsinë shqiptare që ka mbetur në Sanxhak dhe të tregojnë se ajo nuk është e rrënjës iliro- dardane.

“Që nga Lidhja e Prizrenit e tutje, shqiptarët në Sanxhak i janë nënshtru një presioni të vazhdueshëm të shtetit, së pari me dhunë, pastaj me asimilime, me dëbime, me persekutime, me humbjen e shkollës shqipe, me injorimin e gjuhës së tyre, me injorimin e çdo gjëje që asht shqiptare. Nga shumica shqiptare, u asimilua dhe erdhën në një pakicë kombëtare. Pra, këto janë sot pakicë kombëtare në territorin e vet, por jo pakicë e ardhur, por autoktone”, thotë zoti Ali Daci.

Studiuesi Daci thotë se, është koha që dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, të interesohen për gjendjen e shqiptarëve të Sanxhakut dhe t’i mbështesin ato në përpjekjet për të ruajtur indetitetin kombëtar.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është që të vetndërgjegjësojë së pari shqiptarët në trojet e veta se një pjesë të gjakut të tyre e kanë lënë anash. Pra, dy shtetet që sot kemi, Kosova dhe Shqipëria, nuk kanë kthyer kokën nga kjo pakicë e tyre, nga kjo krahinë që nuk është pakicë, që të shikojnë se ku mbetën këta shqiptarë, si u tretën,pse u asimiluan, nga shkuan dhe pse sot nuk e ngrisin zërin për statusin e tyre politik, gjeografik e historik”, thotë ai.

Pas Malësisë së Madhe, ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” do të vazhdojë udhëtimin edhe në qendra të tjera, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë.

XS
SM
MD
LG