Të paktën tetë minatorë humbën jetën dhe rreth 20 u plagosën të premten nga pasojat e një shembjeje në një minierë qymyri në Serbi.
Ministria e Minierave dhe Energjetikes tha se shembja ndodhi ne minierën “Soko” afër Sokobanjës në orët e hershme të mëngjesit dhe sipas të dhënave të para aksidenti u pasu nga lirimi i metanit që çoi në vdekjen e minatorëve.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinc, rreth 200 kilometra në jug të Beogradit, Rodolub Zhivadinoviç, tha se në kohën e aksidentit 49 minatorë ishin në punë.
Miniera e qymyrit në Aleksinc edhe në të kaluarën është përballur me aksidente për shkak të metanit.
Në nëntor të vitit 1989 rreth 90 minatorë vdiqën në një shpërthim atje.