Lidhje

Indonezia fton Ukrainën në forumin e G-20-ës, por kjo nuk mjafton për Uashingtonin


Indonezia, vendi që ka presidencën e radhës të G 20-ës, ka ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në takimin e nivelit të lartë që mbahet në nëntor në Bali, pavarësisht planeve të Presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë. Megjithatë, ftesa drejtuar zotit Zelenskyy mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe udhëheqësve të tjerë perëndimorë, të prirur për të izoluar Moskën.

Indonezia fton Ukrainën në forumin e G-20-ës, por kjo nuk mjafton për Uashingtonin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Presidenti i Indonezinë, ka ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në takimin që do të mbahet në muajin nëntor në Bali. Por kaq nuk mjafton për Ushingtonin, për të siguruar pjesëmarrjen e Presidentit Joe Biden.

Presidenti rus Vladimir Putin është në listën e të ftuarve dhe planifikon të marrë pjesë në këtë takim.

“E kuptojmë se takimi i G-20-ës është katalizatori për rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe nëse po flasim për rimëkëmbjen ekonomike, janë dy gjëra kryesore që janë të rëndësishme sot: E para, pandemia e koronavirusit dhe e dyta lufta në Ukrainë”, deklaroi presidenti indonezian gjatë një konference.

Zoti Widodo ndodhen nën trysni të fortë perëndimore për të përjashtuar Rusinë nga forumi ekonomik. Ftesa e tij drejtuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy, edhe pse Ukraina nuk është anëtare e G-20-ës, nuk mjafton.

“Ne e dimë se Indonezia e ka ftuar Rusinë, përpara se ata të nisnin agresionin në Ukrainë. Por ne kemi përcjellë edhe pikëpamjen tonë. Ne mendojmë se Rusia nuk duhet të jenë pjesë e këtij takimi, e kemi thënë publikisht dhe privatisht gjithashtu”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Mbështetja që Kina i jep Moskës për këtë takim e ka vënë presidentin indonezian në një pozitë të vështirë. Në fund të fundit i takon qeverisë së tij të vendosë nëse pjesëmarrja e Presidentit rus Putinit ia vlen deri në atë pikë sa të rrezikohet pjesëmarrja e disa vendeve perëndimore, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Takimi i G-20-ës nuk mund të funksionojë si një organ ekonomik efektiv, nëse Rusia është në tavolinë”, ka thënë kryediplomatja britanike.

Analistët kanë vënë në dukje se qeveria e zotit Widodo ndodhet përballë një detyre të vështirë për të gjetur konsensus mbi problemet më urgjente ekonomike të botës, ndërsa përpiqet të menaxhojë rivalitetet e reja gjeopolitike të shkaktuara nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.

“Mendoj se zgjidhja perfekte për Indonezinë do të ishte, të ftojë zotin Zelenskyy dhe më pas rusët të thonë se Putini ka vendosur të mos vijë. Në këtë mënyrë Presidentit Widodo nuk do t’i duhej të marrte një vendim”, thotë Gregory Poling i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare i cili hulumton politikën e jashtme të SHBA-ve në vendet e Azi Paqësorit.

Në fillim të këtij muaji, administrata e zotit Biden sinjalizoi se dëshiron që në takimin e G-20-ës të diskutohen pasojat e agresionit rus në ekonominë ndërkombëtare si dhe për rindërtimin e Ukrainës.

Kjo gjë ka të ngjarë të krijojë përçarje të mëtejshme në forumin ekonomik, ku shumë anëtarë duan të përqendrohen në rimëkëmbjen pas pandemisë, në vend të qëllimit të Perëndimit për të izoluar presidentin rus.

XS
SM
MD
LG