Lidhje

Kosovë, 1 maji shënohet me protesta


Kosovë: 1 maji shënohet me protesta
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

Kosovë: 1 maji shënohet me protesta

Një maji, që në botë njihet si Dita e Punëtorëve, këtë vit e gjen Kosovën me shkallë më të lartë të papunësisë dhe me situatë të rënduar te ata që janë të punësuar.

Shkalla e papunësisë në përgjithësi shënoi rritje gjatë vitit 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e papunësisë shkoi në 25.8 për qind nga 25.0 për qind sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2020.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës papunësia e grave vazhdon të ketë shkallë shumë më të lartë se ajo e burrave.

Shoqata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” organizoi të dielën një protestë në shenjë paknaqësie me shkallën e lartë të papunësisë dhe me trajtimin e pabarabartë të punonjësve.

Të punësuarit në anën tjetër, kanë kërkuar vazhdimisht rritjen e pagës minimale, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011.

Me këtë kërkesë dhe disa të tjera siç është edhe përmirësimi i kushteve të punës, disa sindikata të sektorit privat u hodhën të dielen në protestë në qendër të Prishtinës.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, i tha Zërit të Amerikës se për një vit nga një maji i kaluar, nuk është shënuar ndonjë përmirësim.

“Sot kërkojmë nga qeveria e Kosovës që detyrimet që i ka ndaj punonjësve të sektorit privat, si implementimin e ligjit të punës, marrëveshjes kolektive, ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, ligjin mbi sigurimet shëndetësore, t’i miratojë dhe t’i rigjenerojë e të ecim tutje”, tha zoti Azemi.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, Kosova aktualisht ka pagën më të ultë minimale në Evropë. 130 euro është paga minimale për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

Ndërkohë që inflacioni dhe ngritja e vazhdueshme e çmimeve, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, kanë rënduar jetën e qytetarëve duke ulur fuqinë blerëse të tyre.

XS
SM
MD
LG