Lidhje

Sinn Fein, fitore historike në zgjedhje në Irlandën e Veriut


A man gives the thumbs up as he arrives at a polling station in West Belfast, Northern Ireland, May 5, 2022.
A man gives the thumbs up as he arrives at a polling station in West Belfast, Northern Ireland, May 5, 2022.

Sinn Fein, ish-krahu politik i IRA-s, e cilësoi fitoren e parë të zgjedhjeve në Irlandën e Veriut si një "moment përcaktues" për rajonin që është pjesë e Britanisë dhe bëri thirrje për një debat mbi krijimin e një Irlande të Bashkuar.

Sipas rezultateve zyrtare, Sinn Fein siguroi 29% të votave për parlamentin rajonal, ndërsa Partia Unioniste Demokratike pro-britanike mori 21.3% të votave. Ndonëse numërimi i plotë votave ende nuk ka përfunduar, analistët thonë se asnjë parti nuk ka shanse t’i afrohet rezultatit të lëvizjes Sinn Fein.

"Dita e stome përfaqëson një moment në mbështetje të ndryshimeve të mëdha. Është një moment përcaktues në politikën tonë dhe për popullin tonë", tha udhëheqësje a Sinn Fein-it në Irlandën e Veriut, Michelle O'Neill.

Ajo tha se tani duhet të ketë një "debat të sinqertë" rreth qëllimit të partisë për bashkimin e territorit me Republikën e Irlandës.

Fitorja Sinn Fein-it nuk e ndryshon statusin e rajonit sepse organizimi i një referendumi për bashkimin me Republikën e Iralndës varet nga Britania e Madhe dhe për organizimin e tij do të duheshin shumë vite.

Por kjo ka një rëndësi të madhe simbolike, duke i dhënë fund dominimit njëshekullor të partive pro-britanike, të mbështetura nga popullsia protestante e rajonit.

E pyetur nga një gazetar nëse ajo priste të bëhej Ministrja e Parë nacionaliste irlandeze e rajonit, një post i ngjashëm me atë të Kryeministrit, O'Neill tha: "Njerëzit kanë folur për këtë".

Ndonëse partia me numrin më të madh të votave ka të drejtë të paraqesë një kandidat për Ministër të Parë të rajonit, ajo është e detyruar të ndajë pushtetin dhe mosmarrëveshjet me Partinë Unioniste Demokratike nënkuptojnë se gjetja e një kandidati që do të merrte mbështetjen e të dyja partive mund të marrë disa muaj.

Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike, Jeffrey Donaldson tha se nuk do të hynte në qeveri nëse nuk rishikohet protokolli që rregullon tregtinë e Irlandës së Veriut me Britaninë e Madhe pas daljes së saj nga BE-ja.

Partia Unioniste Demokratike u kritikua ashpër gjatë fushatës për trajtimin e çështjes së Brexit-it. Heqja e kufirit tregtar midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe ishte një premtim i saj kryesor në fushatën zgjedhore.

Aspiratat e rajonit për bashkimin me Republikën e Irlandës

Lëvizja Sinn Fein ishte kritikuar në të dyja anët e kufirit irlandez për lidhjet e saj me dhunën paraushtarake gjatë tre dekadave të luftës për statusin e Irlandës së Veriut brenda Mbretërisë së Bashkuar që përfundoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes në vitin 1998.

Që atëherë, ajo është transformuar, duke u bërë partia më e madhe në Republikën e Irlandës, ku ka krijuar një bazë të suksesshme votuesish përmes fushatave për çështjet e përditshme si kostoja e jetesës dhe kujdesi shëndetësor.

Ajo ndoqi një rrugë të ngjashme në zgjedhjet në Irlandën e Veriut, ku u fokusua më shumë në çështjet ekonomike të vendit se sa në nevojën për bashkimin me Republikën e Irlandës, në përpjekje për të tërhequr votuesit e moderuar.

Zgjedhjet ndjekin prirjet demografike që prej kohësh kanë sugjeruar se partitë protestante pro-britanike do të eklipsoheshin përfundimisht nga partitë kombëtare irlandeze kryesisht katolike që favorizojnë bashkimin e veriut me Republikën e Irlandës.

Të gjithë kandidatët e Partisë Unioniste Demokratike së bashku siguruan pak më shumë vota se sa të gjithë nacionalistët në zgjedhjet e së ejtes.

XS
SM
MD
LG