Lidhje

Përgatitjet për një votim në Senat mbi çështjen e abortit


Duke marrë parasysh njoftimet se në muajt e ardhshëm Gjykata e Lartë pritet të rrëzojë ligjin federal për të drejtat e abortit, duke e kthyer çështjen tek shtetet, ligjvënësit në disa shtete, po propozojnë ligje shumë më kufizuese për abortin. Ndërkohë, në Senat po bëhen përgatitjet për votimin e një projektligji në mbështetje të abortit.

Përgatitjet për një votim në Senat mbi çështjen e abortit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer thotë se ka në plan të mbajë një votim të mërkurën për ta bërë pjesë të kodit ligjor vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili në vitin 1973 legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara.

“Po punoj për të detajuar planet për të mbajtur një votim të mërkurën për ta bërë pjesë të ligjeve federale vendimin Roe kundër Wade. Për këtë çështje do të votojmë të mërkurën. Çdo amerikan do të shohë se çfarë qëndrimi do të ketë secili senator. Ata nuk mund ta shmangin më këtë. Republikanët janë përpjekur ta shmangin diskutimin për këtë çështje”, tha senatori Schumer.

Protestuesit janë mbledhur çdo ditë jashtë Gjykatës së Lartë, pas rrjedhjes së një dokumenti, që tregonte se shumica e gjykatësve mbështesin rrëzimin e vendimit të vitit 1973 mbi abortin në rastin “Roe kundër Wade”. Ky vendim nuk i lejonte shtetet që të miratonin ligje për të ndaluar abortin deri në javën e 24-të të shtatzënisë.

Por tani, trembëdhjetë shtete kanë miratuar ligje për ndalimin e abortit, që do të hynin automatikisht në fuqi, nëse rrëzohet vendimi “Roe kundër Wade”, ndërsa disa të tjera kanë miratuar ligje për kufizimin e abortit, që do të hyjnin në fuqi brenda një kohë të shkurtër.

Sipas një studimi pritet që 26 shtete të kufizojnë, ose eliminojnë të drejtën e abortit, nëse vendimi Roe kundër Wade përmbyset.

XS
SM
MD
LG