Lidhje

Shqipëri, digjet dhe votimi i dytë për presidentin, palët në të njëjtat pozicione


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë

Në Shqipëri, parlamenti dështoi sërish, të hënën në mbrëmje, të zgjidhte presidentin e ri të vendit. Edhe votimi i dytë u dogj për shkak të mungesës së kandidaturave.

Të mërkurën e kaluar, u duk se përfaqësia e socialistëve dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, gjeti dakortësinë. Por 48 orë më pas, palët bënë interpretime të ndryshme. Zoti Alibeaj deklaroi se marrëveshja ishte shkelur. Demokratët pretenduan se marrëveshja parashikonte propozimin nga ata të 4 kandidaturave, nga të cilat, socialistët do të përzgjidhnin dy dhe më pas, së bashku do të vendosnin për emrin që do e mbështesnin si kandidaturë të dyja palët.

Por socialistët nga ana tjetër ngritën pretendimin se nuk e kishin pranuar asnjëherë një formulë të tillë që i përjashtonte ata nga e drejta propozimin të një kandidature për president. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla deklaroi se ata kishin rënë dakort që dderi në raundin e tretë të ishte opozita që të propozonte.

Situata duket ka mbetur e njëjtë. Pas seancës të së mbrëmjes, zoti Alibeaj deklaroi se ai i qëndronte propozimit të tij, që siç theksoi, i garantonte vendit një president që nuk ishte as i njërës dhe as i tjetrës palë.

Nga ana tjeër kryeministri Edi Rama deklaroi se “pozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë, o s’ka. Ajo që do të bëjmë është që do presim dhe raundin e tretë. Nëse do jetë i njejti rezultat. do mblidhemi e do flasim me kryesinë e PS-së, pastaj me grupin parlamentar, pastaj në sallë”, u shpreh kryeministri.

Deri në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet vetëm me një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Ndërsa në raundin e 4-të ose të 5-të, vetëm me shumicën e thjeshtë prej 71 deputetësh.

XS
SM
MD
LG