Lidhje

Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sistem raketash që mund të arrijnë në Rusi


Shtetet e Bashkuara nuk do t'i dërgojnë Ukrainës sisteme raketash me rreze veprimi që mund të arrijnë në Rusi, tha të hënën Presidenti Joe Biden.

Komentet pasuan njoftimet sipas së cilave administrata e presidentit Biden po përgatitej të dërgonte sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Kiev për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

"Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi", u tha zoti Biden gazetarëve pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pas një fundjave në Delaware.

Qeveria ukrainase i ka kërkuar Perëndimit më shumë armë me rreze më të gjatë veprimi. Zyrtarët kanë thënë se po shqyrtohet mundësia e dërgimit të sistemeve të tilla armësh.

XS
SM
MD
LG