Lidhje

Navalny: Kremlini ka ngritur akuza të reja


Russian opposition leader Alexei Navalny is seen on screens via a video link from the IK-2 corrective penal colony in Pokrov during a court hearing to consider an appeal against his prison sentence in Moscow, May 24, 2022.
Russian opposition leader Alexei Navalny is seen on screens via a video link from the IK-2 corrective penal colony in Pokrov during a court hearing to consider an appeal against his prison sentence in Moscow, May 24, 2022.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny tha të martën se mbi të janë ngritur akuza të reja. Nëse shpallet fajtor ai përballet me 15 vjet të tjera burg, përveç dënimit që po vuan aktualisht.

Zoti Navalny tha në postime në mediat sociale se ishte akuzuar për

krijimin e një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve. Akuzat vijnë pas dënimit me nëntë vjet burg që iu dha në mars për mashtrim dhe mosrespektim të gjykatës. Përpara atij dënimi ai po vuante një tjetër dënim prej 2 vjet e gjysëm burg.

"Nuk kanë kaluar as tetë ditë që kur hyri në fuqi dënimi im nëntëvjeçar në burg të sigurisë së lartë dhe sot hetuesi më akuzoi zyrtarisht për një çështje të re," tha zoti Navalny në Twitter.

"Rezulton se kam krijuar një grup ekstremist për të nxitur urrejtje ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve. Dhe kur më futën në burg, guxova të shpreh pakënaqësinë dhe të bëj thirrje për tubime. Për këtë arsye ata pritet t’i shtojnë deri në 15 vite të tjera dënimit tim", tha ai.

Akuzat e reja nuk janë konfirmuar ende.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe politikanët perëndimorë kanë dënuar çështjet penale kundër zotit Navalny, i cili ka qenë kundërshtari më i njohur i presidentit Vladimir Putin, vitet e fundit.

Sipas analizave të kryera nga shumë institucione mjekësore evropiane, në vitin 2020 Navalny u helmua me një agjent nervor gjatë një udhëtimi për të bërë fushatë në Siberi. Pas muajsh trajtimi mjekësor në Gjermani, ai u arrestua për shkelje të lirimit me kusht kur u kthye në Rusi në fillim të vitit 2021.

Pas fillimit të agresionit kundër Ukrainës, Kremlini ka përshpejtuar fushatën për të shtypur dhe heshtur opozitën në Rusi. Zoti Navalny është shprehur kundër luftës, duke sulmuar presidentin Putin gjatë një paraqitjeje në gjykatë dhe duke e quajtur agresionin "marrëzi" dhe "të ndërtuar mbi gënjeshtra".

XS
SM
MD
LG