Lidhje

Ish-prokurori i Sarandës dënohet me dy vite burg për korrupsion


Sali Hasa
Sali Hasa

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me dy vite burg dhe i hoqi të drejtën për të mbajtur poste publike për 3 vjet ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa.

Hasa u gjet fajtor për “ korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndërkohë që fitoi pafajësi për akuzën tjetër që rëndonte mbi të “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas vendimit të gjykatës, ish prokurorit Sali Hasa, dënimi do t'i konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe është urdhëruar lirimi nga paraburgimi.

Gati tre javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Sali Hasën, por mbrojtja i kundërshtoi akuzat e Prokurorisë dhe kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm.

Nga hetimet e kryera ish prokurori Hasa ishte i përfshirë në marrje ryshfeti në rastin e pushimit të një çështjeje ndaj Emiljano Miranit, i cili akuzohej “për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta”.

Gjykata dha dënime me burg edhe për 7 persona të tjerë, të hetuar në të njëjtën dosje penale me prokurorin Hasa.

Provat e grumbulluara ndaj ish prokurorit por edhe personave të tjerë që ishin përfshirë në ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe trukime ndeshjesh sportive dolën kryesisht nga përgjime, ndërsa po hetohej një çështje tjetër për trafik narkotikësh nga SPAK-u.

XS
SM
MD
LG