Lidhje

Shqipëri: Mbështetje të rinjve për t'u përfshirë në politikë në nivelet vendore


Gjirokaster Albania

Përfshirja e të rinjve në politikë është ende mjaft e ulët në Shqipëri dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare po synojnë t'i nxisin të rinjtë të jenë më aktivë në nivelin vendor. Disa nga Qarqet e vendit si ai i Gjirokastrës janë prekur ndjeshëm dy tre vitet e fundit nga emigrimi masiv i të rinjve dhe kjo e bën më të vështirë rolin e tyre në politikat lokale.

Shqipëri : Mbështetja e të rinjve për t`u përfshirë në politikë në nivelet vendore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Serxho Sotiri, ka përfunduar studimet në Drejtësi dhe në cilësinë kreytarit lokal të Forumit rinor të Partisë Demokratike po merr pjesë në Gjirokastër në një tryezë me të rinj të forvcave të ndryshme potlike. Pjesëmarrja e të rinjve në politikë shënon vit pas viti rënie, thotë Serxho.

“Në zgjedhjet e fundit vendore kam vënë re që përfaqësimi politik i të rinjve ka rënë për shkak të mosbesimti dhe për shkak se në këto 30 vite të rinjtë nuk janë përfaqësuar aq sa duhet si në parlamentin shqiptar edhe në këshillat bashkiakë", thotë ai.

Ndërsa Sokol Haxhiu i cili drejton Fondacionin “Westminster për Demokraci”, që po vepron në disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, thotë se po luajnë një rol për t'i fuqizuar të rinjtë në nivel vendor përmes tryezave dhe aktiviteteve të përbashkëta. Duke mos parë mundësi angazhimi shumë të rinjtë emigrojnë thotë zoti Haxhiu .

“Niveli i përfshirjes së të rinjve në politikë në të gjithë vendin është apatik dhe ky është edhe një problem i madh. Duke mos parë mundësi anagzhimi, duke mos parë mundësi përfshirje të rinjtë zgejdhin emigracionin si mundësi për arsimim,si mundësi për jetesë ,si mundësi për të bërë karrierë", thotë zoti Haxhiu.

Zoti Haxhiu thotë se pavarësisht trendit të emigracionit ka bërhama shumë të mira të rinjsh me të cilët duhet punuar.

“Pavarësisht trendit të madh të emigracionit ka një bërthamë shumë të mirë të rinjsh por nevoja është të punojmë me ta sot që të mos i humbim dhe t`i pozicionojmë më mirë aty ku ata janë për të marrë më shumë fuqi dhe për të ngritur zërin për problemet e tyre", thotë ai.

Ndërsa Dea Kodra e cila është përfshirë në Forumin rinor të Partisë Socialiste thtoë se po bëjnë përpjekje t'i përfshijnë të rinjtë më shumë në jetën politike.

“Për fat të keq angazhimi i të rinjve nuk është aq gjithëpërfshirës sa duhet të ishte. Nuk ka aq shumë interes sa pritej , por sa më shumë kalon koha ne po i shtyjmë shoqet dhe shokët të jenë më pjesëmarrës dhe kjo ka filluar t'i ndërgjëgjësojë edhe ata dhe po fillon të përmirësohet pjesëmarrja”, thotë ajo.

Dea thotë më tej se të rinjtë duhet të adresojnë problemet e tyre duke këruar zgjidhje.

“Ne vetë nuk i shfaqim problemet që kemi me njëri tjetrin, nuk i adresojmë ato tek të gjitha pushtetet përkatëse që mund të na ndihmojnë ti zgjidhim", thotë ajo.

Të rinjtë nga forcat politike në Gjirokastër kanë rëndë dakort bashkarisht që t'i kërkojnë Këshillit Bashkiak të përfshihen në monitorime të mbledhjeve kur trajtohen problematika që kanë të bëjnë me politikat rinore.

Kjo shihet prej tyre si një mundesi e parë që ata të bashkëpunojnë më shumë pavarësisht përkatësive politike.

Qarku i Gjirokastrës, sipas të dhënave zyratre të Institutit të Statistikave shënoi në janar të vitit 2022 rreth tre mijë banorë më pak ku pjesa dërmuese e të larguarve janë të rinj krahasuar me janarin e vitit 2021.

Të dhënat në nivel kombëtar flasin se në Shqipëri shënohen rreth 28 mijë të rinj më pak në janar të vitit 2022 kahasuar me Janarin e vitit 2021 të grupmoshës nga 15 deri në 30 vjec.

Krahas emigracionit Sergio Sotiri thotë se sheh me shqetësim sidomos vitet e fundit edhe një dukuri qe lidhet me të rinjtë dhe përfshin prirjen e tyre për pasurim të shpejtë .

“Fatkeqësisht në këtë vend është ngritur modeli i gabuar që ne të shikojmë të ardhmen tonë. Ne shikojmë që pasurimi i shpejtë, për shkak të gjendjes së mjerueshme ekonomike, tërheq më shumë vëmendje tek të rinjtë. Për mendimin tim kjo është tepër shqetësuese sepse këtu ka humbur interesi që të rinjtë të arrijnë të bëhen mjekë të zotët, inxhinerë të zotët dhe shumë të rinj zgjedhin rrugë dytësore me shumë kosto dhe rrezik për jetën e tyre”, thotë ai.

Sipas të dhënave jo zyrtare Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin është një nga zonat me largimin e mw shumw grupeve të të rinjve në Spanjë, Hollandë dhe në Angli dhe në përfshirjen e tyre në aktivitete të kultivimit apo shëprndarjes së narkotikëve.

Operacione ndërkombëtare policore të Interpol-it kanë provuar zhvendosjen e aktivitetit jo të ligjshëm të këtyre të rinjve nga disa qarqe prolematike në Shqipëri në kultivimin e drogës drejt këtyre vendeve.

XS
SM
MD
LG