Lidhje

Shuhen pas tre ditësh zjarret në ishullin e Sazanit


Nje avion grek në ndihmë të forcave shqiptare për shuarjen e zjrreve në Sazan
Nje avion grek në ndihmë të forcave shqiptare për shuarjen e zjrreve në Sazan

Në Shqipëri, ministria e Mbrojtjes njoftoi sot pasdite se ishte bërë i mundur neutralizimi i vatrave të e zjarrit në ishullin e Sazanit, të cilat ishin aktive që prej tre ditësh.

Për shuarjen e tyre, krahas 122 efektivëve të Forcave të armatosura, si dhe mjeteve nga toka dhe deti, ndërhyri dhe një avion i tipit Canadair CL 415, i dërguar nga autoritetet greke, pasi pala shqiptare kërkoi mbështetjen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian.

Shqipëria nuk ka avionë të specializuar për raste të emergjencave nga zjarret, ndërsa në raste të ngjashme janë përdorur disa prej helikopterëve të ushtrisë. Por ministria e mbrojtjes njoftoi një ditë më parë, se helikopterët që mund të përdoreshin për ndërhyrje na ajri, ndodheshin jashtë vendit, për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes periodike.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se tanimë “situata është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë”.

Zjarret u shfaqën të shtunën dhe ato u përhapën me shpejtësi në pjesën jugore të Sazanit, ishulli më i madh në Shqipëri, me një sipërfaqe rreth 5.7 kilometër katrorë. Krahas dëmeve të masiveve pyjore, shqetësimi erdhi në rritje edhe për shkak të rrezikut të shpërthimit të municioneve të mbetura ushtarake. Gjatë viteve të komunizmit, Sazani shërbeu si baza më e rëndësishme ushtarake detare e Shqipërisë.

Forca të ushtrisë krijuan breza shpyllëzimi rreth vatrave të zjarrit për të parandaluar përhapjen, ndërsa era favorizoi flakët. Mbrëmë ministria e mbrojtjes njoftoi se ishte bërë e i mundur neutralizimi i rreth 14 vatrash zjarri. Por ekspertët vlerësuan se ndërhyrja vetëm nga toka, ishte e pamjaftueshme për të izoluar dhe shuar të gjitha vatrat, e për këtë arsye u kërkua ndihma nga ajri, edhe për shkak të terrenit tejet të vështirë.

Po sot u njoftua se ishte shuar dhe një vatër zjarri në Orosh të Mirditës, ku 54 efektivë të Forcave të armatosura, i ishin bashkuar iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit në një kohë të shpejtë, duke shmangur përhapjen e flakëve pranë banesave.

XS
SM
MD
LG