Lidhje

Raporti i Frontex-it për të drejtat themelore të migrantëve në vitin 2021


FRONTEX Albania
FRONTEX Albania

Vendet europaine, por sidomos ato të rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, po përballen me mjaft probleme ndaj prurjeve të migrantëve të parregullt dhe respektimit të të drejtave themelore të tyre.

Raporti i Zyrtarit për të Drejtat Themelore të organizatës Europiane të Ruajtjes së Kufijve “Frontex”, i publikuar të mërkurën, sjell disa nga gjetjet në monitorimin e respektimit të të drejtave të migrantëve në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian.

Raporti mbështetet në punën e 20 monitoruesve të rekrutuar nga Zyra e të Drejtave Themelore të Frontex vitin e shkuar, të cilët kanë kryer misione vëzhgimi në rajone të ndryshme, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas raportit në vitin 2021, Zyra e të Drejtave Themelore mori 61 raportime të Incidenteve të Rënda të cilat krahasuar me vitet e mëparshme kanë pasur një tendencë të konsiderueshme në rritje në vitin 2021.

Në vitin 2018 ishin raportuar vetëm 2 incidente, në vitin 2019 ishin raportuar 9 dhe në vitin 2020 ishin raportuar 10 incidente.

Akuzat për Incidentet e Rënda përfshijnë shkelje të mundshme të respektimit të dinjitetit njerëzor, të drejtës për jetë, ndalimit të torturës dhe trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues si dhe shkelje të ndalimit të dëbimit kolektiv.

Sipas raportit informacioni i marrë nga autoritetet kombëtare për këto incidente është i pamjaftueshëm për të vërtetuar ose hedhur poshtë skenarët e supozuar dhe në mjaft prej rasteve hetimet mbetëën të hapura.

Në tabelën përmbledhëse të incidenteve të rënda me migrantët Shqipëria numëron 3 incidente, të cilat janë ende në hetim. Ndërkohë Greqia ka 17 incidente ende me hetim, Lituania 19, Spanja 1 dhe Gjermania 1.

Greqia dhe Bullgaria kanë gjithashtu nga 2 incidente me hetime të mbyllura, Italia dhe Letonia nga një incident.

Sipas raportit “kufijtë e shkurtër për sa i përket cilësisë së hetimit dhe ndjekjes së incidenteve kanë shkaktuar hezitim nga ana e Zyrtarit të të Drejtave Themelore për të mbyllur disa Incidente të Rënda”.

Në Raport thuhet se “zyrtari për të Drejtat Themelore ka punuar në drejtim të kryerjes së një hetimi më efektiv siç kërkohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për sa i përket hetimeve të përgjithshme dhe veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Frontex-it dhe Shteteve Anëtare”.

Raporti vëren se në Shqipëri, numri i migranëtve të ardhur kryesisht nga Greqia ka rënë gjatë vitit 2021 dhe ata largohen nga vendi brenda pak ditësh drejt vendve evropiane.

Ndërkaq sipas raportit për vitin 2021 kalimi i migrantëve në Rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve evropiane u rrit me 125% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Raporti vlerëson se për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor nga këndvështrimi i të drejtave themelore, shqetësimet kryesore në të gjithë rajonin janë të lidhura me rastet e dyshuar të dëbimeve kolektive të migrantëve, keqtrajtimin e migranteve dhe mungesën e aksesit efektiv në procedura e azilit.”

Raporti vlerëson edhe rritjen e bashkëpunimit të FRONTEX me intitucionet shqiptare ku në vitin 2021 u firmos një Memorandum Mirëkuptimi midis Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Zyrtarit për të Drejtat Themelore si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrisë së Brendshme shqiptare dhe Organizatës “Frontex”.

XS
SM
MD
LG