Lidhje

Mali i Zi, qeveria kufizon çmimet e produkteve bazë


Montenegro, Podgorica, government session (Foto: www.gov.me)

Në Mal të Zi, qeveria ka vendosur kufizimin e çmimeve për disa produkte, si masë e përkohëshme me qëllim zbutjen e pasojave të rritjes së çmimit të produkteve bazë.

Bëhet fjalë për produkte si mielli, kripa, sheqeri dhe vaji.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi, Goran Gjuroviq theksoi se përveç çmimit të ulët të karburantit do të ulet dhe akciza.

“Ne e kemi çmimin e ulët të karburantit, do të ketë ulje të akcizës po ashtu. Ne po shkojmë edhe një hap më tej në lidhje me produkte si mielli, gruri, sheqeri, kripa, vaji”, theksoi ai.

Sipas minsitrit Gjuroviq me këtë vendim do të eliminohen pasojat e rritjes së çmimeve të atyre ushqimeve që ndikojnë në standardin e jetesës së qytetarëve dhe theksoi se qeveria po bën gjithçka për të zbutur rritjen çmimeve për ushqimet dhe energjinë.

Vendimi i qeverisë të Malit të Zi për të vendosur kufizim të çmimeve erdhi pas një rritje të ndjeshme të çmimeve të miellit, sheqerit, kripës dhe vajit ushqimor, por edhetë energjisë, produkteve dhe shërbimeve të tjera, veçanërisht që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës.

Vala e rritjes së çmimeve që ka goditur Malin e Zi, sipas analistëve ekonomik është kryesisht pasojë e tendencave negative në tregun global të energjisë, ushqimit dhe shërbimeve.

XS
SM
MD
LG