Lidhje

BE-ja u jep Ukrainës e Moldavisë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të enjten t’u japin Ukrainës deh Moldavisë statusin e vendeve kandidate për anëtarësimin në bllok, duke i ofruar të dyja vendet me pranë aleatëve perëndimorë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shkroi se ky është “një çast historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së".

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, shkroi menjëherë pas vendimit se “ky është një çast i veçantë dhe historik në marrëdhëniet tona. Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe udhëheqësve të BE-së për mbështetjen. E ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Evropian”.

Ukraina paraqiti kërkesën për anëtarësim më pak se një javë pasi Moska filloi agresionin kundër saj më 24 shkurt. Vendimi i së enjtes ishte jashtëzakonisht i shpejtë për BE-në dhe qasjen e saj të ngadaltë ndaj procesit të zgjerimit.

Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile kandidaturës së Ukrainës disa orë përpara fillimit të takimit të nivelit të lartë të BE-së, duke miratuar një rezolutë që u bëri thirrje qeverive të bllokut të "lëvizin pa vonesë".

BE-ja gjithashtu i dha statusin e kandidatit Moldavisë, një tjetër ish-republikë sovjetike që kufizohet me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG