Lidhje

Vendimet e Gjykatës së Lartë që i dhanë formë jetës amerikane


vendimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë ndër vite
vendimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë ndër vite

Që nga krijimi i Gjykatës së Lartë amerikane në vitin 1790, ajo ka marrë vendime për dhjetëra mijëra çështje. Vendimet e gjykatës i kanë dhënë formë kuadrit ligjor të Shteteve të Bashkuara dhe aspekteve të panumërta të shoqërisë amerikane. Në materialin në vazhdim, le t’i hedhim një vështrim çështjeve që kanë patur një ndikim të madh në jetën amerikane, përfshirë vendimin historik për të drejtën e abortit, në çështjen Roe kundër Wade, si dhe vendimin më të fundit të Gjykatës së Lartë që e rrëzoi atë.

Në vitin 1898 vendimi për çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Wong Kim Ark krijoi precedentin se cilido që lind në Shtetet e Bashkuara është shtetas amerikan pavarësisht nga shtetësia e prindërve.

US vs Wong Kim Ark 1898
US vs Wong Kim Ark 1898

Me një vendim 6 me 2, Gjykata e Lartë vendosi se Wong Kim Arkut, i cili u lind në San Françisko nga prindër kinezë, i takonte shtetësia për shkak se lindi brenda Shteteve të Bashkuara. Gjykata iu referua Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, ku thuhet se: “Të gjithë personat e lindur apo të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara, janë subjekt i juridiksionit në fjalë, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara”.

https://immigrationhistory.org/item/united-states-v-wong-kim-ark-1898/

https://www.history.com/.amp/news/born-in-the-usa-the-immigrant-son-who-fought-for-birthright-citizenship

Për çështjen Brown kundër Bordit të Arsimit në vitin 1954, Gjykata e Lartë mori vendimin unanim se ndarja sipas racës në shkolla ishte jokushtetuese. Vendimi 9 me 0 rrëzoi një vendim të mëparshëm të vitit 1896 që gjykata kishte marrë për çështjen Plessy kundër Ferguson, që lejoi arsimin sipas parimit “të ndarë por të barabartë”.

Brown vs Board of Education 1954
Brown vs Board of Education 1954

Me vendimin e ri gjykata u shpreh se “mjediset e ndara arsimore janë në thelb të pabarabarta”, dhe vendosi se ndarja në shkolla shkel parashikimin për mbrojtje të barabartë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës. Ky vendim i mundësoi qeverisë federale të urdhëronte heqjen e praktikës së ndarjes sipas racës në shkolla dhe ndihmoi lëvizjen e të drejtave civile në vend.

https://ballotpedia.org/Brown_v._Board_of_Education

https://www.americanbar.org/groups/public_education/programs/constitution_day/landmark-cases/

Çështja Engel kundër Vitale e vitit 1962 vendosi precedentin se shkollat publike nuk mund të organizojnë lutje fetare për nxënësit. Gjykata vendosi 6 me 1 se sistemi shkollor i Nju Jorkut po vepronte në mënyrë antikushtetuese duke e filluar çdo ditë me një lutje ku përmendej Zoti.

Engel vs Vitale 1954
Engel vs Vitale 1954

Megjithëse lutja ishte vullnetare, gjykata u shpreh se nuk ishte e përshtatshme për qeverinë që të përqafonte një sistem të caktuar besimi. Vendimi thotë se veprimet e qeverisë shkelën Amendamentin e Parë të Kushtetutës, ku garantohet liria e besimit dhe i ndalohet qeverisë të “vendosë” një fe të caktuar.

https://www.uscourts.gov/about-federal-courts/educational-resources/supreme-court-landmarks

https://www.uscourts.gov/educational-resources/educational-activities/facts-and-case-summary-engel-v-vitale

https://www.uscourts.gov/educational-resources/educational-activities/first-amendment-and-religion

Vendimi për çështjen gazeta New York Times kundër Shteteve të Bashkuara në vitin 1971, të cilës shpesh i referohen si çështja e “Dokumentave të Pentagonit”, zgjeroi lirinë e shtypit. Vendimi i lejoi gazetat “The New York Times” dhe “The Washington Post” të botonin Dokumentat e Pentagonit, një raport i qeverisë amerikane për përfshirjen në Luftën e Vietnamit. Gjykata vendosi 6 me 3 se gazetat kishin të drejtën, sipas Amendamentit të Parë, për të publikuar dokumentat e klasifikuara dhe u shpreh se qeveria nuk arriti të provojë se botimi i tyre do t’i shkaktonte dëm Shteteve të Bashkuara.

New York Times vs United States 1971
New York Times vs United States 1971

https://www.mtsu.edu/first-amendment/article/505/new-york-times-co-v-united-states

https://www.oyez.org/cases/1970/1873

https://billofrightsinstitute.org/e-lessons/new-york-times-v-united-states-1971

Në çështjen Roe kundër Wade në vitin 1973, vendimi i Gjykatës së Lartë u dha grave në mbarë Shtetet e Bashkuara të drejtën për të bërë abort gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë.

Roe v. Wade 1973
Roe v. Wade 1973

Me një vendim 7 me 2, gjykata u shpreh se gratë kanë të drejtën për privatësi, që u mundëson atyre të vendosin për fatin e shtatëzanisë së tyre në fazat e hershme të saj.

Megjithatë, gjykata ua lejoi shteteve të vendosin disa kufizime ndaj abortit në fazat e mëvonshme të shtatëzanisë, për të mbrojtur jetën e nënës dhe të fetusit. Ky vendim ka qenë në epiqendër të debatit për abortin në Shtetet e Bashkuara, që kur u mor gati 50 vite më parë.

https://www.pbs.org/newshour/amp/politics/what-is-roe-v-wade

https://www.usnews.com/news/national-news/articles/2022-05-03/explainer-what-is-roe-v-wade?context=amp

https://www.washingtonpost.com/education/2022/05/03/brief-lesson-roe-v-wade/

Në vendimin për çështjen Teksas kundër Johnson në vitin 1989, Gjykata e Lartë konstatoi se edhe shprehitë shumë ofenduese, siç është djegia e një flamuri amerikan, mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.

Texas vs Johnson 1989
Texas vs Johnson 1989

Gjykata vendosi 5 me 4 se Gregory Johnson, i cili u arrestua për djegien e një flamuri amerikan jashtë godinës së bashkisë në Dallas, kishte qenë duke ushtruar të drejtën e tij për shprehjen e lirë.

https://www.uscourts.gov/about-federal-courts/educational-resources/supreme-court-landmarks

https://www.uscourts.gov/educational-resources/educational-activities/facts-and-case-summary-texas-v-johnson

Në vendimin për çështjen Distrikti i Kolumbias kundër Heller në vitin 2008, Gjykata e Lartë u shpreh se të drejtën për të mbajtur armë zjarri e kanë edhe shtetasit amerikanë që nuk kanë lidhje me shërbimin ushtarak.

District of Columbia vs Heller 2008
District of Columbia vs Heller 2008

Me një vendim 5 me 4, gjykata iu referua Amendamentit të Dytë – të drejtës për të mbajtur armë – duke rrëzuar një vendim të Distriktit të Kolumbias që kufizonte përdorimin e armëve të brezit në kryeqytet.

Gjykata refuzoi argumentin se hartuesit e Kushtetutës përfshinë termin “milici” në Amendamentin e Dytë për të kufizuar posedimin e armëve vetëm tek personat që shërbejnë në ushtri. Gjykata u shpreh se gjatë epokës kur u hartua Kushtetuta, ky term u referohej të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë.

https://www.oyez.org/cases/2007/07-290

https://www.law.cornell.edu/supct/html/07-290.ZS.html

Me vendimin për çështjen Obergefell kundër Hodges në vitin 2015, Gjykata e Lartë u dha çifteve të të njëjtës gjini të drejtën të martohen në mbarë vendin.

Obergefell vs Hodges 2015
Obergefell vs Hodges 2015

Gjykata vendosi 5 me 4 se klauzola për një proces të drejtë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës garanton të drejtën e njerëzve për martesë, ndërkohë që klauzola për mbrojtjen e barabartë siguron që kjo e drejtë të administrohet “me të njëjtën fuqi edhe për çiftet e së njëjtës gjini”.

Gjykata vendosi se ndalimi i martesave të së njëjtës gjini – në atë kohë në fuqi në mbi 12 shtete – ishte antikushtetues, duke legalizuar kështu martesat në të 50 shtetet.

https://library.law.howard.edu/civilrightshistory/lgbtq/obergefell

https://www.britannica.com/event/Obergefell-v-Hodges

Me vendimin për çështjen Dobbs kundër Organizatës Jackson për Shëndetin e Grave në vitin 2022, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e marrë në vitin 1973 për çështjen Roe kundër Wade, duke eliminuar kështu të drejtën kushtetuese për abort, dhe duke e lënë në dorën e shteteve individuale që të vendosin për këtë çështje.

Dobbs vs Jackson Women's Health Organization
Dobbs vs Jackson Women's Health Organization

Gjykata nuk rrëzoi një ligj të shtetit Misisipit që ndalon abortin pas 15 javëve të para të shtatëzanisë, shumë më herët se precedenti i vendosur në çështjen Roe kundër Wade.

Me një vendim 5 me 4, shumica e gjykatësve u shprehën se asnjë e drejtë për të abortuar nuk “mbrohet në mënyrë indirekte nga ndonjë parashikim kushtetues”.

Gjykata gjithashtu rrëzoi argumentat se vendimi për çështjen Roe duhej mbajtur për shkak se kishte krijuar tashmë një precedent prej pothuajse 50 vitesh.

https://newsroom.ap.org/detail/SupremeCourtoverturnsRoevWadestatescanbanabortion/854f60302f21c2c35129e58cf8d8a7b0/text?hpSectionId=8b012cffa0df4fdfb4bb50e8a8d38d54&st=hpsection&mediaType=text&dateRange=Anytime&totalCount=37¤tItemNo=0

XS
SM
MD
LG