Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi njoftoi të martën se në 24 orët e fundit, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 dhe 216 të tjerë janë infektuar me këtë virus.
“Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,172 ”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, duke shtuar se kjo shënon një rritje në krahasim me të dhënat e ditëve të mëparshme.
Laboratorët e Institutit dhe laboratorët e tjerë privatë, që merren me diagnostikimin e infeksioneve me koronavirus, kanë përfunduar analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 1044 mostra me koronavirusin e ri.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksionet me COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 2,728.