Lidhje

Opeacionet e monedhës Bitcoin në Teksas 


FILE PHOTO: Illustration shows representation of cryptocurrency bitcoin
FILE PHOTO: Illustration shows representation of cryptocurrency bitcoin

Një qytezë rurale në pjesën qendrore të shtetit të Teksasit është streha e objektit më të madh në Amerikën e Veriut që merret me verifikimin e tansaksioneve të reja dhe futjes në qarkullim të monedhës dixhitale Bitcon. Opeacioni i këtyre dy fabrikave ka hapur shumë vende pune dhe ka sjellë gjallëri në qytezën Rockdale. Por nga ana tjetër, kritikët paralajmërojnë se fabrikat janë pjesë e një industrie të re të paqëndrueshme.

Operacionet e monedhës Bitcoin në Teksas
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

“Im atë ka punuar në këtë qytezë për 40 vjet. Unë punoja tek termocentrali në anën tjetër të rrugës”, thotë Steve Pruitt, banor i qytezës Rockdale

Mbylla e fabrikës së aluminit në vitin 2008 goditi rëndë familjen Pruitt. Mbyllja e termocentralit, kohët e fundit, e rëndoi edhe më shumë gjendjen. Qyteza humbi më shumë se 1000 vende pune.

Por një industri e re ka mbërritur aty, operacionet e monedhës Bitcoin. Qyteza Rockdale tani ka dy qendra operacionesh për monedhën dixhitale. Veprimtari të tilla po përhapen në të gjithë shtetin e Teksasit, kryesisht pasi Kina nxori jashtë ligjit monedhat dixhitale. Vitet e fundit është shtuar interesi për tregun e paqëndrueshëm të kriptomoedhave edhe pse shumë njerëz kanë humbur para. Por qyteza e mirëpret këtë industri.

“Jemi të hapur për biznes”, thotë për Zërin e Amerikës John King, kryebashkiaku në largim i qytezës Rockdale.

Rrjetet kompjuterike konkurrojnë me njëra-tjetrën për të zgjidhur probleme të ndërlikuara matematikore për verifikimin e transaksioneve në sistemet e ndërlidhura kompjuterike. Por shtimi i kësaj veprimtarie po ngre shqetësime financiare dhe mjedisore.

“Whinstone”, me qendër në këtë qytet, është operacioni më i madh për monedhën Bitcoin në Amerikën e Veriut. Një nga drejtuesit e “Whinstone”, Chad Everett Harris, thotë se ka disa arsye për të qenë këtu.

"Teksasi ka hequr kufizimet e tregut. Qeveria ofron mbështetje, stimuj, programe trajnimi dhe fuqia punëtore është e volitshme", thotë ai.

Disa banorë, si Gary Smith, thonë se nuk e kuptojnë operacionin e monedhës dixhitale.

“Nuk e kuptoj 100 për qind, dhe e di që shumë njerëz ndihen kështu”, thotë ai.

Sidoqoftë, ajo ka sjellë vende pune. Disa shpresojnë që operacionet e monedhës Bitcon do të zgjerohen deri sa të vijnë edhe industri të tjera.

"Derisa të vijë një industri tjetër e fuqishme, si përshembull një furrnaltë alumini, nuk do të ketë kthim tek ditët e mira që kemi shijuar dikur”, thotë Steve Pruitt, banor i qytezës Rockdale.

Operatorët e monedhës Bitcoin janë përpjekur të fitojnë simpatinë e komunitetit. Jim Gibson është drejtor i zhvillimit ekonomik të qytetit.

“Ata i kanë dhuruar komunitetit një pemë shumë të madhe Krishtlindjesh dhe kanë bërë donacione që policia të blejë një qen që nuhat drogën”, thotë për Zërin e Amerikës Jim Gibson, drejtor i zhvillimit ekonomik të qytetit.

Të qenit kryeqytet i operacioneve të monedhës Bitcon ka bërë që qyteti të bëhet magnet i industrisë, thotë zoti Gibson, duke shtuar se janë rritur kërkesat për regjistrim biznesesh.

“Problemet që hasim janë energjia elektrike, toka dhe koha e pamjaftueshme. Duhen 18-24 muaj për të ndërtuar një nënstacion të ri elektrik dhe shumica e bizneseve duan t’i fillojnë operacionet brenda tre muajsh”.

Sasia e madhe e energjisë që nevojitet për operacionet e kriptomonedhave është problematike. Para valës së fundit të temperaturave të larta, firma “Whinstone” publikoi një video mesazh.

“Gjatë kësaj periudhe fabrikat tona do të ndalojnë përdorimin e energjisë elektrike në mënyrë që kjo energji të përdoret nga komuniteti”.

Aktiviteti i kriptove në qytet e nxiti zotin Gibson që të bënte një hap në këtë treg.

“Bleva një kriptomonedhë. Nuk do të them se cilën. Por nuk ka ecur mirë”, thotë ai.

Ndërkohë, operacionet e monedhës Bitcon në qytezën Rockdale vazhdojnë punën 24 orë në ditë gjatë shtatë ditëve të javës.

XS
SM
MD
LG