Lidhje

Presidenti i Sri Lankës njofton dorëheqjen mes protestave


Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa njoftoi se do të largohet nga detyra më 13 korrik, tha të shtunën kryetari i parlamentit të vendit, vetëm disa orë pasi protestuesit hynë në rezidencën presidenciale.

Kryetari i parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena, tha në një deklaratë video, se Rajapaksa e ka informuar se do të largohet nga posti të mërkurën.

"Vendimi për të dhënë dorëheqjen më 13 korrik u mor për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit," tha zoti Abeywardena. “Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë paqen”.

Njoftimi erdhi pas një përshkallëzimi dramatik të protestave antiqeveritare në muajt e fundit shkaktuar nga kriza e rëndë ekonomike në Sri Lanka.

Lajmi për vendimin e presidentit u përshëndet me fishekzjarre festive në Colombo.
Edhe kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe shprehu gatishmërinë të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë një qeverie shumëpartiake, tha zyra e tij në një deklaratë

Ushtarët dhe policia nuk arritën të frenonin një turmë protestuesish që brohoritnin duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rajapaksa dhe duke e fajësuar atë për krizën më të rëndë ekonomike të vendit prej shtatë dekadash.

As presidenti Rajapaksa as kryeministri Wickremesinghe nuk ishin në rezidencat e tyre kur ato u sulmuan.

Pamjet në stacionet lokale të lajmeve tregonin flakë dhe tym që dilnin nga rezidenca private e zotit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombos. Zyra e tij tha se protestuesit ishin shkaktarë për zjarrin.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar nga flakët. Kryeministri është zhvendosur në një vend të sigurt, tha një burim qeveritar për agjencinë Reuters.
Zoti Rajapaksa u largua nga rezidenca zyrtare të premten si masë paraprake sigurie përpara demonstratës së planifikuar të fundjavës, thanë dy burime të ministrisë së mbrojtjes. Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte menjëherë vendndodhjen e presidentit.

Të paktën 39 persona, përfshirë dy oficerë policie, u plagosën dhe u shtruan në spital gjatë protestave, thanë burimet spitalore për Reuters.

XS
SM
MD
LG