Lidhje

SHBA, kryetari i komisionit të 6 janarit infektohet me Covid-19

FILE - In this Thursday, Sept. 17, 2020, file photo, Committee Chairman Rep. Bennie Thompson, D-Miss., speaks during a House Committee on Homeland Security hearing on Capitol Hill, in Washington.
FILE - In this Thursday, Sept. 17, 2020, file photo, Committee Chairman Rep. Bennie Thompson, D-Miss., speaks during a House Committee on Homeland Security hearing on Capitol Hill, in Washington.

Ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Kongresit që po heton sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, tha të martën se ishte infektuar me COVID-19, por se seanca dëgjimore e Komisionit e planifikuar për të enjten do të vazhdojë.

Ligjvënësi Thompson tha në Twitter se ai rezultoi pozitiv të hënën dhe po përjetonte simptoma të lehta. Ai tha se ishte plotësisht i vaksinuar dhe kishte marrë edhe dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve ka mbajtur një numër seancash mbi sulmin ndaj Kapitolit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm republikan Donald Trump në një përpjekje të dështuar për të ndërprerë seancën e Kongresit për çertifikimin e fitores në zgjedhjet e vitit 2020 të demokratit Joe Biden.

"Ndërsa kryetari Thompson është prekur nga COVID-i, ai ka udhëzuar komisionin e përzgjedhur që të vazhdojë seancën dëgjimore të së enjtes në mbrëmje", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga komisioni i 6 janarit.

Seanca dëgjimore, e cila synon të tërheqë një audiencë të gjerë televizive në Shtetet e Bashkuara gjatë orëve kryesore të shikueshmërisë, do të jetë seanca e tetë publike e komisionit në gjashtë javët e fundit.

Sipas mediave amerikane, dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në administratën e zotit Trump, ish-zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Matthew Pottinger dhe ish-zëvendës Sekretarja e Shtypit Sarah Matthews, pritet të dëshmojnë të enjten. Komisioni nuk ka konfirmuar se ata do të dëshmojnë dhe nuk ka publikuar një listë dëshmitarësh.

This item is part of
XS
SM
MD
LG