Lidhje

Kosovë, studim lidhur me lajmet e rreme në mediat online


Kosovo fake news study
Kosovo fake news study

Këshilli i Mediave të shkruara të Kosovës tha në një raport të publikuar të martën se problemet me mundësitë profesionale dhe moskujdesi përballë informacionit bën që ne mediat online në Kosovë të publikohen lajme me përmbajtje joprofesionale dhe joetike.

Në raportin me titull "Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë", të kryer nga ky këshill me 18 media online të Kosovës thuhet se mungesa e redaktorëve dhe lektorëve nëpër redaksi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e lajmeve dhe të raportimit.

Kosovë, studim lidhur me lajmet e rreme në mediat online
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Hartuesi i këtij raporti, Qerim Ondozi tha se vërtetimi i i fakteve dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit brenda redaksive të mediave do të ndihmonin në parandalimin e shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

“Problem tjetër ose gjetje interesante për ne është që nuk kemi pas përqindje të lartë të sanksionimit ose ndëshkimit të gazetarit i cili qëllimshëm e ka prodhuar një lajm të rremë, do të thotë kjo në një far forme na ka shtyrë te përfundimi që edhe redaktorët ose drejtori i mediumit është i interesuar për prodhim të lajmit të tillë, e lidhim në mënyrë të drejtpërdrejt në qoftë se nuk ka ndëshkim atëherë ka interesism për prodhim të lajmit”, tha ai.

Në raport thuhet se mbi 40 për qind e të anketuarve deklaruan se mediumi i tyre nuk ka politika të shkruara redaktoriale, duke vështirësuar kështu praktikat e identifikimit dhe verifikimit të fakteve para publikimit të lajmeve të rreme. Tetëdhjetë e tre për qind e mediumeve kanë deklaruar se kanë rregulla të brendshme etike, të cilat janë të shkruara.

Raporti citon mediat të kenë thënë se publikojnë lajme për Kinën, Rusinë, Turqinë dhe Arabinë Saudite vetëm në raste kur ato janë në interes të lexuesve dhe se sipas tyre lajmet e cituara nga këto vende i marrin nga mediumet e mëdha perëndimore.

“Mediat duhet të kenë kujdes më të madh për burimin e informimit, pra e kemi përmendur edhe më herët ku mundem me pas një listë të zezë të burimeve të cilat nuk do t’i citonin asnjëherë ose një mediumi që e dinë që gjithmonë ose në shumicën e rasteve prodhon lajme të rreme më e sigurt është që të mos bartet lajmi prej tyre”, tha zoti Ondozi.

Sipas raportit, lufta në Ukrainë ka bërë që në mediat online në Kosovë të publikohen lajme të paverifikuara dhe nga burime jo të besueshme. Raporti thekson nevojën që mediat online të krijojnë praktikën e vërtetimit të fakteve para se të raportojnë për zonat e konfliktit dhe, njëkohësisht, të kenë kujdes në zgjedhjen e burimeve që i shfrytëzojnë.

“Mungesa e stafit profesional nëpër redaksi ka ndërlidhje të drejtpërdrejt me identifikimin e lajmeve të rrejshme, me luftimin e lajmeve të rrejshmee respektivisht keqinformimit dhe dezinformimit në media sidomos në këtë periudhë kur kemi të bëjmë edhe me raportime për luftën në Ukrainë edhe për propagandën që vjen në kohe lufte e siç e kemi pas rastin edhe në të kaluarën pra gjatë dy viteve të kaluara sa i përket raportimit për pandeminë”, tha Imer Mushkolaj, kryetar i Këshillit të Mediava të shkruara të Kosovës.

Raporti u bën thirje mediave online të punojnë më shumë në vërtetimkin e fakteve, të rrisin kujdesin për burimet e informacionit që i shfrytëzojnë dhe të ushtrojnë praktika të qarta të identifikimit të burimeve para publikimit të lajmeve.

XS
SM
MD
LG