Lidhje

Parlamenti në Sri Lanka zgjedh presidentin e ri të vendit


Ranil Wickremesinghen
Ranil Wickremesinghen

Parlamenti në Sri Lanka zgjodhi president Ranil Wickremesinghen, ish-kryeministrin që nuk gëzon mbështetjen e protestuesve. Vendi po përballet me vështirësi të mëdha financiare, mungesa në ushqime, karburant dhe ilaçe dhe ka kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një paketë shpëtimi financiare.

Parlamenti në Sri Lanka zgjedh presidentin e ri të vendit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Ligjvënësit në Sri Lanka votuan të mërkurën për të emëruar president të vendit Ranil Wickremesinghen, i cili ushtronte përkohësisht detyrën e presidentit. Ai ishte emëruar kryeministër në muajin maj nga ish-Presidenti Gotabaya Rajapaska, që u largua nga vendi javën e kaluar pasi mijëra protestues hynë në godinat qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e tij. Duke kërkuar dorëheqjen edhe të vetë zotit Wickremesinghen, protestuesit kishin hyrë edhe në godinën ku gjendej zyra e tij në kryeministri, si dhe në shtëpinë e tij, të cilës i vunë edhe flakën. Megjithatë, ligjvënësit shpresojnë se ai do ta nxjerrë vendin nga një krizë rrënuese ekonomike dhe politike.

“Ranil Wickremesinghe është zgjedhur nga parlamenti me shumicë të thjeshtë si presidenti i tetë ekzekutiv i Republikës Socialiste Demokratike të Sri Lankas”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, Dhammika Dasanayake.

Fitorja e zotit Wickremesinghe, që kundërshtohet nga shumë qytetarë të zakonshëm të Sri Lankas, mund të sjellë demonstrata të mëtejshme nga njerëzit e zemëruar me elitën politike pas muajsh të tërë mungesash në ushqime, karburant dhe ilaçe, u shprehën disa nga pjesëmarrësit në protesta.

“Ekonomia e vendit është sot në një situatë shumë të vështirë. Djemtë dhe vajzat po kërkojnë një ndryshim të sistemit. Ka shumë probleme në botë dhe ne duhet të veprojmë pa u përfshirë nga to. Që të lëvizim përpara duhet të hartojmë një program të ri. Ajo çfarë njerëzit po kërkojnë nuk është politika e vjetër. Parlamenti duhet të bashkohet për t’u përballur me këto probleme”, tha presidenti i zgjedhur, Ranil Wickemesinghe.

Kandidati tjetër kryesor, ligjvënësi i partisë në pushtet Dullas Alahapperuma, ishte më i pranueshëm për protestuesit. Opozita nuk ka përvojë në qeverisjen qendrore, ndërsa importet kanë shteruar dhe vendi ka nevojë për një paketë financiare shpëtimi nga FMN-ja. Parlamenti prej 225 anëtarësh i dha 134 vota zotit Wickremesinghe dhe 82 vota zotit Alahapperuma. Një kandidat i tretë, Anura Kumara Dissanayaka, mori vetëm tre vota.

XS
SM
MD
LG