Lidhje

Tajlandë, rritet kërkesa për oriz për shkak të luftës në Ukrainë  


FILE - Thai farmers harvest an organic rice-field in Buriram, Thailand.
FILE - Thai farmers harvest an organic rice-field in Buriram, Thailand.

Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët në Tajlandë thonë se kërkesa për prodhimin e orizit do të rritet. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Steve Sandford foli me ekspertët tajlandezë, të cilët parashikojnë edhe një rritje të çmimit të orizit.

Thatësira thellon urinë në Afrikën Lindore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Në Tajlandë tani është sezoni i mbjelljes së orizit, ndërsa vendi është eksportuesi i tretë më i madh në botë, pas Indisë dhe Vietnamit.

Ekspertët e ekonomisë në këtë vend parashikojnë se mungesa e grurit në botë për shkak të luftës në Ukrainë do të ndihmojë në rritjen e fitimeve për prodhuesit e orizit, si një prodhim zëvendësues i grurit. Por Tajlanda përballet me mungesa në fuqinë punëtore.

“Dua që qeveria të na ndihmojë ne fermerëve më shumë, sepse ne po investojmë më shumë para në këtë biznes sesa ata. Plehrat që ne përdorim janë të shtrenjta, kostoja e punëtorëve është e lartë dhe ka pak fitim”, thotë fermeri Prajuk Kantiya.

Për shkak se vlera e monedhës vendase është në nivelet me të ulta, krahasuar me dollarin, eksportet e orizit nga ky vend janë rritur ndjeshëm. Por shumë analistë ngrenë pyetje për sasinë e prodhimit.

Për profesorin e ekonimisë, Nisit Panthamit duhet një plan që qeveria të mbështesë fermerët me teknologji të reja, një mënyrë kjo për t’i inkurajuar ata që të vijojnë me mbjelljen e orizit edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Të ardhurat e fermerit duhet të jenë më të mira dhe të rriten në planin afatgjatë. Produktiviteti, si mund të ulim humbjet, si mund të ulim koston e prodhimit këto janë disa plane që fermerët të mund të fitojnë”, thotë ai.

Për të ulur kostot për fermerët, autoritetet në Tajlandë po studiojnë teknologji të reja, të tilla si farat e adaptueshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe përdorimin e dronëve për ujitjen.

Por shpenzimet e tjera, që vijnë si rezultat agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe pasojat nga kufizimet tregtare dhe rritja e çmimeve, mbeten një problem.

“Me rritjen e çmimit të orizit, do të rritet edhe shuma e parave që ne përdorim për të investuar. Çmimi i plehrave kimikë është gati dy fishuar. Nuk është çudi që kostoja e blerjes së orizit është rritur”, thotë Nipon Boonmee, nga Qendra Kërkimore e Orizit.

Ndërsa kryeministri i Tajlandës njoftoi planet për të biseduar me Vietnamin për një rritje të përbashkët të çmimit të orizit, analistët thonë se nuk dihet se kush do të përfitojë në fund.

“Unë mendoj se do të ketë një kërkesë më të madhe për oriz, për shkak të luftës që po ndodh. Do të isha mirënjohës nëse do të mund të merrja një çmim të mirë për orizin”, thotë fermeri Prajuk Kantiya.

XS
SM
MD
LG