Lidhje

Punonjësi i platformës BitMEX pranon fajësinë


In this file photo, an advertisement for Bitcoin cryptocurrency is displayed on a street in Hong Kong on Feb. 17, 2022. (AP Photo/Kin Cheung, File)
In this file photo, an advertisement for Bitcoin cryptocurrency is displayed on a street in Hong Kong on Feb. 17, 2022. (AP Photo/Kin Cheung, File)

NJU JORK, 8 gusht (Reuters) - Punonjësi i parë i platformës BitMEX për shkëmbimin dhe tregëtinë e kriptomonedhave u deklarua fajtor të hënën për shkeljen e ligjeve të sekretit bankar në SHBA duke dështuar në krijimin e një programi kundër pastrimit të parave. Tre bashkëthemeluesit e bursës së kriptomonedhave kanë deklaruar tashmë fajësinë.

Gregory Dwyer, 39 vjeç, nga Australia dhe Bermuda, deklaroi fajësinë e tij para gjykatësit John Koeltl në Manhattan. Ai gjithashtu pranoi të paguante një gjobë prej 150,000 dollarësh.

Prokurorët thanë se nga viti 2015 deri në vitin 2020, themeluesit e platformës BitMEX, Benjamin Delo, Arthur Hayes dhe Samuel Reed, si dhe punonjësi Dwyer shkelën me dashje Aktin Federal të Sekretit Bankar duke dështuar të miratonin programe kundër pastrimit të parave dhe " njohjes së klientit", duke e kthyer platformën në mënyrë efektive për pastrimin e parave.

Zoti Dwyer shërbeu si kreu i zhvillimit të biznesit për platformën BitMEX, apo e njohur ndryshe si Bitcoin Mercantile Exchange.

Ai mund të përballet me deri në pesë vjet burg, megjithëse bashkëthemeluesit Delo, Hayes dhe Reed u dënuan secili me kusht.

Një avokat për zotin Dwyer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

BitMEX ra dakord gushtin e kaluar të paguajë deri në 100 milionë dollarë për të shlyer gjobat e vendosura nga dy rregullatorë financiarë të SHBA për shkak se nuk arriti të kontrollonte siç duhet klientët dhe pranoi fondet e klientëve për të tregtuar kriptomonedha pa u regjistruar.

XS
SM
MD
LG