Lidhje

Suedia vendos të ekstradojë një person në Turqi 


UKRAINE-CRISIS/NATO-USA
UKRAINE-CRISIS/NATO-USA

Qeveria e Suedisë tha të enjten se ka vendosur të ekstradojë në Turqi një person të kërkuar për mashtrim financiar, i pari që kur Turqia kërkoi ekstradimin e një numri individësh në këmbim të miratimit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.

Turqia, anëtare e NATO-s u tërhoq në qershor nga kërcënimi për t’i vënë veton anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, pas javësh negociatash të tensionuara, gjatë të cilave Ankaraja i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë persona që Turqia thotë se janë militantë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Si pjesë e marrëveshjes, Turqia paraqiti një listë personash që i kërkoi Suedisë që t'i ekstradonte, por që atëherë ka shprehur zhgënjim me mungesën e përparimit në këtë drejtim.

Dërgimi i 30 vjeçarit, do të ishte rasti i parë i njohur i një ekstradimi në Turqi që nga arritja e marrëveshjes.

"Është një çështje rutinë. Personi në fjalë është shtetas turk dhe i dënuar për mashtrime në Turqi në vitet 2013 dhe 2016", i tha agjencisë Reuters Ministri i Drejtësisë i Suedisë, Morgan Johansson.

"Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka pengesa për ekstradimin," tha ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë nuk pranoi të thoshte nëse personi ishte në listën që kishte hartuar Turqia për ekstradim dhe as të jepte komente të mëtejshme mbi këtë çështje.

Televizioni suedez SVT, i cili ishte i pari që njoftoi për ekstradimin, tha se personi ishte dënuar në Turqi me 14 vjet burg për mashtrime me karta bankare.

Personi, i arrestuar në Suedi që nga viti i kaluar, thotë se është dënuar pa të drejtë, sepse është konvertuar në të krishterë, ka refuzuar të bëjë shërbimin ushtarak dhe se ka prejardhje kurde, njofton televizioni SVT.

XS
SM
MD
LG