Lidhje

Rezoluta kundër Dick Marty-t, Shqipëria i drejtohet zyrtarisht Këshillit të Evropës


Keshilli i Evropës
Keshilli i Evropës

Parlamenti shqiptar i ka përcjellë zyrtarisht Këshillit të Evropës, rezolutën e miratuar disa javë më parë në të cilën konsiderohen të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një rezolutë e Asamblesë së Këshillit, për kryerjen e trafikut të organeve njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës së luftës në vitin 1999. Shqipëria kërkon ndryshimin e e dokumentit të miratuar 11 vite më parë. Ky është hapi i parë i cili pritet të pasohet nga një kërkesë për mocion për rezolutë, në prag të sesionit parlamentar të Këshillit në tetor.

Rezoluta kundër Dick Marty-t, Shqipëria i drejtohet zyrtarisht Këshillit të Evropës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Rezoluta e parlamentit shqiptar, e shoqëruar nga një notë verbale e ministrisë së Jashtme i është dërguar vendeve anëtare dhe trupave të Këshillit të Europës, që nga Komiteti i ministrave, te Asambleja parlamentare. Kësaj të fundit i kërkohet rishikimi i rezolutës së miratuar prej saj në vitin 2011, në bazë të një raporti të hartuar nga i dërguari i saj Dick Marty, i cili ngrinte pretendime për përfshirjen e drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafik organesh njerëzore, të shtrirë deri dhe në Shqipëri.

Dokumenti i miratuar nga parlamenti shqiptar vlerëson se pretendimet e ngritura, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. Sipas rezolutës, edhe vetë aktakuza ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimitare, ishte një provë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i kësaj lëvizjeje është që "të verë në vend reputacionin e cenuar të popullit shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës". Prezantimi i rezolutës është në fakt vetëm hapi i parë, që pritet të pasohet nga ai që do të jetë akti konkret për të vënë në lëvizje Asamblenë e Këshillit. Në prag të hapjes së sesionit të Asamblesë në tetor, Shqipëria pritet të paraqesë një mocion për rezolutë. Kërkesa, sipas rregullit, merret në shqyrtim nga Byroja parlamentare, e cila verifikon nëse është në respekt të procedurave të saj. Më pas ja kalon një prej Komiteteve të saj, i cili nga ana e tij mund të caktojë dy relatorë për të hartuar një raport. Ky dokument do të duhet të miratohet po nga Komiteti për t’u përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë, ku do të duhen dy të tretat e votave.

Rruga do të jetë e gjatë dhe jo fort e lehtë, për më tepër, që duket se nuk rezulton që Asambleja të jetë përballur më parë kërkesa për rishikimin e rezolutave të saj.

Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës.

XS
SM
MD
LG