Lidhje

Shqipëri, socialistët kundër ndryshimeve administrative. Reagon opozita


Konsultimet mes shumicës socialiste dhe demokratëve të opozitës mbi reformën administrativo - territoriale morën një morën sot një kthesë të papritur.

Socialistët kundër ndryshimeve administrative. Reagon opozita
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi pas një mbledhje të grupit, se ata do t’i qëndrojnë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Opozita e quajti provokim këtë deklaratë të socialistëve, ndërkohë që komisioni vazhdon punën dhe ende nuk mund të dalin me qëndrime përfundimtare.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” vazhdon dëgjesat me drejtues të bashkive dhe ekspertë të kësaj fushe, si dhe po shqyrton propozime të ndryshme për të ndryshuar hartën administrative-territoriale të vendit.

Por grupi parlamentar i PS ka arritur në përfundimin se kjo hartë nuk ka nevojë për ndryshime. Kështu bëri të ditur kryetari i këtij grupi Taulant Balla, pas një mbledhje të sotme

“PS do t’i qëndrojë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe, një ndarje që është bërë vetëm 7 vjet më parë. Shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar ndjeshëm, fakë edhe digjitalizimit të gjithanshëm të këtyre shërbimeve. Ka propozime për t’i shtuar ose pakësuar njësitë administrative, por ato janë ndryshuar vetëm 7 vjet më parë dhe gjatë periudhe po përmirësohen shërbimet” - thotë Balla.

I menjëhershëm ishte reagimi i bashkëkryetares opozitare të Komisionit për Reformën Territoriale, deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

Ajo deklaroi se “vendimi i PS, për të mos ndryshuar hartën territoriale, është tallje me qytetarët që duan ndryshim të hartës, me partnerët që u angazhuan në proçes dhe me vet Kuvendin.

Zonja Çupi tha se opozita do të kërkojë referendum për ndryshimin e hartës administrative-territoriale, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka frikë nga vota, që të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat në tavolinë, siç ndryshoi në mënyrë të njëanshme hartën në 2015.

I ngjashëm ishte edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

“Ky është një provokim. Jemi nisur për të bërë një reformë territoriale për të adresuar së paku problemet kryesore të shfaqura dukshëm, nga falimentimi i shtatë bashkive, deri tek shërbimet, që nuk u jepen qytetarëve nga vitit 2015 prej qendrës së qytetit më të madh deri tek periferinë më të largët” – thotë zoti Alibeaj.

Në mbledhjet e komisionit parlamentar janë dorëzuar disa variante teknike ndarjesh të ndryshme, por vendimi i sotëm i sotëm i socialistëve që ndarje e deritanishme është ajo e duhura mund të shtojë më tej polemikat në nivele politike.

XS
SM
MD
LG