Lidhje

Japonia i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe


Japonia nderoi të martën ish-kryeministrin e vrarë Shinzo Abe në funeralin e parë shtetëror për një ish-kryeministër në 55 vjet - një ceremoni që po shoqërohet me debate, ndërsa ai lë pas një trashëgimi të përzierë.

Mijëra qytetarë zunë radhë për të bërë nderimet e fundit për ish-kryeministrin.
Qindra personalitete ndërkombëtare morën pjesë në funeralin shtetëror, përfshirë nënpresidentjen amerikane Kamala Harris.

Vrasja e zotit Abe në një tubim fushate më 8 korrik nxorri në dritë informacione të shumta për lidhjet midis ligjvënësve të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet që ai drejtonte dikur dhe Kishës së Unifikimit, të cilën kritikët e konsiderojnë një kult, gjë që ka shkaktuar reagime kundër kryeministrit aktual Fumio Kishida.

Polemikat kanë sjellë si rezultat rënien në nivelin më të ulët të mbështetjes për të. Zoti Kishida ka kërkuar falje dhe ka premtuar të ndërpresë lidhjet e partisë me kishën.

Por kundërshtimet ndaj nderimit të zotit Abe me funeral shtetëror, ngjarja e parë e tillë që nga viti 1967 kanë vazhduar, që janë intensifikuar nga kostoja prej 11.5 milionë dollarësh e tij, në një kohë shqetësimesh ekonomike për qytetarët e zakonshëm.


XS
SM
MD
LG