Lidhje

Dhjetëra të vrarë në një sulm në një kopsht fëmijësh në Tailandë


Autoritetet tajlandeze thanë se tridhjetë e pesë persona u vranë të enjten në Tajlandë në një sulm në një kopsht fëmijësh nga një ish-oficer i policisë, i cili vrau gruan dhe fëmijën e tij përpara se të vetëvritej.

Një zyrtar i policisë tha se 24 fëmijë janë në mesin e viktimave. Autori i sulmit ishte liruar nga shërbimi vitin e kaluar.

Dëshmitarët thanë se krahas armës së zjarrit, sulmuesi mbante edhe një thikë me vete.

Rreth 30 fëmijë ishin në kopsht në momentin e sulmit, më pak se zakonisht, pasi shiu i madh kishte penguar familjet të dërgojnë fëmijët e tyre atje, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një zyrtari i qarkut, Jidapa Boonsom, i cili punon në një zyrë aty pranë.

“Sulmuesi arriti rreth orës së drekës dhe qëlloi së pari katër ose pesë zyrtarë në qendrën e kujdesit për fëmijët”, tha Jidapa, duke shtuar se mes tyre ishte një mësuese, shtatzënë në muajin e tetë.

Sulmuesi më pas u fut me forcë në një dhomë të mbyllur ku flinin fëmijët, tha Jidapa, duke i qëlluar ata me thikë.

Të shtënat masive janë të rralla në Tajlandë, edhe pse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët e paligjshme janë të zakonshme.

Në vitin 2020, një ushtar i zemëruar pas një mosmarrëveshjeje pronësie, vrau të paktën 29 veta dhe plagosi 57 të tjerë.

XS
SM
MD
LG