Lidhje

Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike vijojnë protestën


The University of Tirana, in Albania
The University of Tirana, in Albania

Në Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike vazhduan edhe sot, për të tretën ditë, protestën e tyre me bojkot të procesit mësimor.

Pedagogët dhe punonjësit universitarë kërkojnë rritje të pagave me 50 për qind në dy faza, shtim të fondeve për kërkim shkencor, rishikim të pagesave për vështirësi dhe vjetërsi në punë, si dhe transparencë të financave universitare.

Për shtrirjen e protestës ka të dhëna të pjesshme, për shkak të paqartësive fillestare të studentëve dhe pedagogëve mbi oraret në nisjen e vitit të ri akademik.

Sipas të dhënave më të fundit, bojkoti i procesit mësimor ka vazhduar këto 3 ditë në një pjesë të konsiderueshme të universtiteteve, por në një pjesë tjetër mësimi është zhvilluar rregullisht, ndërsa në disa fakultete mësimi po zhvillohet pjesërisht.

Qeveria rriti pagat me 7 për qind në fillim të këtij muaji, dhe deklaroi se nuk mund të ketë më rritje pagash uniforme, por vet universitetet mund të thithin fonde nga tregu për të rritur pagat dhe shpërblimet e veta.

Sindikatat e universiteteve njoftuan zhvillimin nesër të një protestë kombëtare me pjesëmarrjen e gjithë universiteteve në sheshin Nënë Tereza para Universitetit të Tiranës, në përpjekje për të bindur qeverinë, që të plotësojë 9 kërkesat e tyre.

XS
SM
MD
LG