Lidhje

Sekuestrohen prona në bregdetin jugor me vlerë 8 milonë  dollarë


Gjykata e Faktit në Vlorë miratoi një kërkesë të Prokurorisë së Vlorës për vendosjen e sekuestros preventive për një numër të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme në bregdetin jugor të Shqipërisë nga Himara në Dhërmi , të cilat rezultojnë me dokumente të fallsifikuara.

Pasuritë e paluajtshme vendosur në sekuestro me një sipërfaqe totale gati 60 mijë metër katrorë në zonat e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës, sipas përllogaritjeve të Prokurorisë së Vlorës, me vlerën e tregut shkojnë në rreth 8 milionë dollarë.

Gjykata e Vlorës ka dhënë edhe 24 masa sigurimi për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”, kryesisht për zyrtarë të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarkun e Vlorës të cilët akuzohen për tjetërsimin e këtyre pasurive.

Në njoftimin e saj zyrtar, Prokuroia nuk i ka identifikuar personat me emrin dhe mbiemrin e plotë, por vetëm me inicialet e tyre.

Për nëntë nga personat është vendosur nga Gjykata pas kërkesë të Prokurorisë së Vlorës masa e arrestit në burg, për tetë të tjerë “arrest në shtëpi” dhe për shtatë persona “detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Himara
Himara

Prokuroria e Vlorës ka zbardhur edhe skemën e falsifikimeve dhe tjetërsimit të pronave që niste me nxjerrjen nga zyrtarët e akuzuar të dokumenteve origjinale të marrjes së pronësisë së tokës sipas ligjit 7501 që administroheshin në arkivën e Zyrës së Tokës pranë Qarkut Vlorë.

Më pas, sipas Prokurorisë, dokumentet riprodhoheshin, tjetërsoheshin me korigjime, fshirje dhe metoda të tjera duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet dhe bëhej rikthimi në arkiv të Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës i dokumenteve të falsifikura.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se këto dokumente të falsifikuara më pas u përcilleshin nga zyra e Administrimti të Tokës në Qark në rrugë zyrtare si “kopje e njësuar” personave të interesuar, bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

Prokuroria e Vlorës tha përmes një njoftimi për mediat të enjten se lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit, për evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive.

XS
SM
MD
LG