Lidhje

Ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka, takim me Zv. Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jon Finer


FILE - The exterior of the White House in Washington, Nov. 18, 2008.
FILE - The exterior of the White House in Washington, Nov. 18, 2008.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jon Finer u takua të mërkuren me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të ejten. Deklarata thotë se zoti Finer ka përsëritur mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike pas sulmeve kibernetike nga Irani.

Në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në çështjet rajonale dhe globale. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, zoti Finer ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe ka vlerësuar udhëheqjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara mbi rezolutat që lidhen me sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jon Finer
Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jon Finer

Takimi i Ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jon Finer, pason dialogun strategjik mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare të zhvilluar në Uashington. Në takimin mes dy qeverive morën pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të martën para fillimit të dialogut strategjik, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke thënë se në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG